Sociale

Rruga e Arbrit prish urën, izolon fshatin Shkallë! Firma ndërtuese 'zhvishet' nga përgjegjësitë, Bashkia Klos nuk ka fonde! Banorët apel: Nuk kemi ku kalojmë

29 Nëntor 2021, 15:45| Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 18:27

  • Share

11 shtëpi të fshatit Shkallë në Bashkinë e Klosit nuk kanë asnjë mundësi komunikimi me Rrugën e Arbrit që u hap ditën e sotme. Punimet kanë prishur rrugën që kishin dhe se aktualisht i është lënë një urë e vjetër me dërrasa tepër e rrezikshme, si mundësia e vetme për t'u lidhur me aksin kryesor.

Vetë banorët kanë bërë apel  për rregullimin e urës dhe gjetjen e një zgjidhjeve sepse kanë mbetur të izoluar.  Ata shprehen se janë ankuar tek firma që ndërtoi rrugën dhe i ka përcjellë duke u thënë se nuk kanë asnjë lidhje, ndërsa sipas tyre Bashkia Klos është shprehur se nuk ka fonde për ndërtimin e saj.

Urës i kanë mbetur vetëm disa dërrasa duke e bërë shumë të rrezikshme për banorët dhe fëmijët që kalojnë aty, ndërsa bëjnë apel për ndihmë dhe gjetjen e një zgjidhje.

"Për rrugën faleminderit që na e bëri, por problemi ynë është se nuk kemi si kalojmë nga një anë në tjetrën. Rrugën ne e kishim por u prish gjatë ndërtimit të rrugës së Arbri. Nuk kemi ku kalojmë tani. Nuk kemi ku kalojmë me të sëmurët", tha një banor.

"Kalojmë në atë urë të prishur, rruga e Arbrit është shumë mirë, por ne nuk kemi kalim për rrugën. Dimri erdhi, lumi bëhet edhe më i rrëmbyeshëm dhe do ketë më shumë prurje. Ura është e frikshme.

Banorëve në fshatin Shkallë të Klosit u është prerë komunikimi me rrugën kryesor, ku provizorisht u është lënë një kalim vetëm nga ajo urë e shkatërruar në të cilën kalon një lum i rrëmbyeshëm. Edhe pse mirënjohës për rrugën e Arbrit, ata sot nuk kanë asnjë mundësi se si të lidhen me të.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?