Rruga e Rinasi me dy korsi, në korrik gati aksi i ri për lehtësimin e trafikut drejt Aeroportit! Ja si do bëhet lëvizja e automjeteve

5 Maj 2022, 13:08| Përditesimi: 5 Maj 2022, 13:41

  • Share

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku tha sot se në muajin korrik do të jetë gati rruga e re që lidh Kthesën e Kasharit me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, aks që do të lehtësojë fluksin e automjeteve.

Pas protestës së banorëve të Rinasit për hapjen me dy sense të rrugës, ministrja Balluku pa nga afër situatën, teksa prezantoi edhe ndërhyrjen që do të realizohet për t’i dhënë zgjidhje trafikut në këtë segment.

Ajo u shpreh se ARRSH ka nisur procedurën për ndërtimin e aksit të ri Kthesa e Kasharit-Fshati Ahmetaq-Rinas dhe bëri të ditur se brenda muajit korrik do të jetë gati.

Ministrja apeloi të gjithë drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt Veriut të aksesojnë dy daljet e tjera atë të tunelit të Kamzës ose atë të Vorës, për t’u lidhur me rrugën e Kombit apo atë të Shkodrës, pasi sipas saj rritja e fluksit të fluturimeve ka shtuar trafikun në këtë aks duke u edhe pengesë për kapjen e orareve të fluturimeve nga ana e pasagjerëve.


Lajmi kryesor:

4 ditë protestë dorëzohet ARRSH, kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit! Fëmijët: Tani do të kthehemi në shkollë! Report Tv konstatoi se e kishin të pamundur të shkonin në mësim


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?