Ilir Meta dhe Sali Berisha

Opinion

Frrok Çupi: Rruga e tre rusëve të çon te dy presidentë

8 Shtator 2022, 13:40| Përditesimi: 8 Shtator 2022, 17:53

  • Share

Menjëherë pas lajmit, gazetarët po kërkonin ambasadën e Iranit në Tiranë, por jo të gjithë e dinin ku. Surpriza e dytë, se shumica syresh kishin ardhur këtu më parë për lokalet luksoze në ‘rrugën e Salës’, por asnjëri nuk kishte vënë re ambasadën.

Selia e ambasadës së Iranit ndodhet në fillim të rrugës, një godinë e ndërtimit as modern dhe as ‘diletant’, e bërë në atë mënyrë që sikur të kalosh dhjetë herë në dite, prapë të mos e vësh re. Veç 30 metra më tej ndodhet shtëpia e Sali Berishës që edhe rrugicës  ka dhënë emrin ‘e Salës”.

Shpesh njerëzit i kanë dhënë kuptim kësaj afërsie mes ambasadës së Iranit dhe banesës së Berishës. Sa peshë mund të ketë kjo lidhje, askush nuk mund të thotë.

Sidoqoftë jemi në ditën kur, për arsye të sigurisë kombëtare, na duhet të bëjmë disa pyetje. Pas pyetjes mbi afërsinë e dy ‘banesave’, njëra ambasadë e tjetra familje e zyrtarit më të lartë tanimë jo aktiv, mund të sjellësh ndërmend afërsinë e Berishës me qeverinë dhe bizneset e Iranit. Ai vetë ka pohuar se ka qenë i ngatërruar në një aferë apo marrëveshje personale dhe korruptive mes Tubacionit të gazit Gazprom i Rusisë dhe TAP i Azerbajxhanit e Iranit që kalon nëpër Iran. Rusët i ofruan shumë para- sipas dëshmisë së Berishës, por ky si patriot zgjodhi gazsjellësin TAP. Vërtet ky gazsjellës kalon këtu, por nuk i jep vendit tonë asnjë litër gaz. Kjo për shkak se Berisha si kryeministër nënshkroi një kontratë të disfavorshme për vendin tonë dhe në favor të palës tjetër ku bën pjesë edhe Irani. Flitet për një investim mbi 2 miliardë e ca dollarë, ku 20 për qind i takonin firmë= hedhësit shqiptar…

Ajo që është e zbuluar në dritën e diellit është se marrëdhëniet e Berishës me qeverinë e Iranit nuk kanë pasur asnjëherë krisje. Këto ndodhën, dhe ndodhën të forta vetëm në vitin 2018, në qeverinë Rama. Dhe çfarë është e qartë në dritë të diellit, është se sot kur Shqipëri përzuri ambasadën e Iranit, i vetmi Berisha nuk reagoi fare. Domethënë heshtje e plotë, si një shenjë besnikërie apo si zënie e kokës me derë!. Edhe vetë Meta, i cili ka bërë be kundër Amerikës, reagoi.

A ka kjo lidhje me afërsinë e ‘banesave’, siç e nisëm bisedën? Puna është se duhen bërë shumë pyetje në këtë moment të peshës që po merr siguria kombëtare dhe rajonale, e përkujdesur nga vetë Shtetet e Bashkuara. Presidenti Biden, prej kohësh ka deklaruar se ‘i korruptuari i madh’ në Shqipëri përbën rrezik edhe për sigurinë e shtetit amerikan.

Atëherë nuk kemi pse të mos bëjmë shumë pyetje të tjera. Dilema të rëndësishme vijnë edhe mbi ‘vizitën’ e tre spiunëve të Rusisë që tanimë ndodhen të mbajtur në qeli. A ishin nisur ata për të kontaktuar ish-presidentin Berisha dhe ish-presidentin Meta? Ose, a po tentonin të kishin marrëdhënie me këta dy ish presidentë? Cilët janë zyrtarët e lartë të shtetit, tani jo aktivë, që do të takonin ata?

Një përgjigje, fare e thjeshtë, është se disa spiunë, sidomos të atij kalibri si  këta të Rusisë, nuk mund të humbin ditët e të hallakaten nëpër rrëza në këtë vend të Ballkanit, nëse nuk kanë një mbështetje në vend. Bazuar në informacionet që kanë dalë prej vetë spiunëve rusë, del se ata kishin për qëllim mbledhjen e informacionit të klasifikuar…, dhe mbledhje prej zyrtarëve shumë të lartë që sot nuk janë aktivë në ato poste.

E dyta, nga sendet e gjetura në makinën dhe në xhepat e spiunëve, del se disa nga mjetet janë të dedikuara për pagesa në drejtim të zyrtarëve të lartë që japin informacion të rëndësishëm. Sidomos lingotat e floririt që nuk janë të zakonshme për spiunët, përveç rasteve të veçanta me ‘zyrtarë të lartë, jo aktivë’.

Por a ka të dhëna për mbartje të një informacioni të tillë? Po, ka. Para pak ditësh, në zyrat presidenciale të Metës, u zbulua se dikush nga zyrtarët presidencialë i jepte informacion të kualifikuar një spiuni rus. Këtë e bënte me koshiencë, dhe në bazë të shpërblimit. Edhe në ‘presidencën’ e Berishës ka ndodhur e njëjta gjë. Berisha si kryetar qeverie kishte lejuar, madje urdhëruar, që një funksionar i shërbimeve sekrete serbe, Damir Fazlic, të merrte pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes. Aq më tepër që Fazliç ishte mik shumë konfident në familjen Berisha. Britania e Madhe e shpalli Berishën ‘non grata’, edhe për arsyen e Fazlliç.

Atëherë edhe pyetja: A janë duke u endur spiunët nëpër gjurmët që kanë shkelur shefat e tyre ose ata vetë? Kjo është çështja. Në këtë moment të kërcënimit të Sigurisë Kombëtare çdo gjë merr kuptim të mprehtë. Po Parlamenti shqiptar pse po këmbëngul që të dy këta ish presidentë të zhvishen nga pozitat politike, dmth të demontohen si armë të vjetra? Fjala e ambasadores Yuri Kim me rastin e dëbimit të ambasadës iraniane, kishte kuptim dhe përgjigje të mëdha. Ajo tha se ‘ sa herë miku ynë aleat populli shqiptar ndodhet në sulm’, ne jemi në krah të tij.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meta: 08/09/2022 23:46

    E njef spiuni spiunin ndaj shkruan ky bandilli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?