Rruga Shkodër-Hani i Hotit, njollë e zezë aksidentesh! Aksi jashtë vëmendjes së ARRSH, mungon sinjalistika, ndriçimi dhe mbikalimet

21 Prill 2023, 15:52| Përditesimi: 21 Prill 2023, 15:59

  • Share

Rruga nacionale Shkodër – Hani i Hotit, është një nga njollat e zeza të aksidenteve në qarkun Shkodër. Report Tv kreu një vëzhgim në këtë segment ku shihet qartë mungesa e sinjalistikës dhe e mbikalimeve për banorët që kanë shtëpitë në dy anët e rrugës.

Të udhëtosh në mbrëmje është një mision i vështirë, pasi ka një mungesë të theksuar të ndriçimit në rrugë çka është bërë shkaktari kryesor i aksidenteve me vdekje në rrugën nacionale Shkodër – Hani i Hotit, që lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

Në 4 muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 7 aksidenteve  me të lënduar, kryesisht gjatë mbrëmjes për shkak të errësirës ku të dëmtuar kanë ngelur kalimtarë të cilët janë përplasur nga makinat për shkak të errësirës. Sa i takon statistikave, kjo rrugë ka marrë me dhjetëra jetë njerëzish, ndërkohë që viti 2022 mund të konsiderohet edhe si viti me numrin më të lartë të jetëve të humbura, me 8 viktima, ndërsa në vitin 2021 me 5 viktima.

Kjo është një kambanë alarmi për Autoritetin Rrugor Shqiptar, si institucioni përgjegjës për investimet dhe sigurinë rrugore.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?