Kronikë

Rrugët e gjakosura në vend, eksperti për Report Tv: Shkaqet kryesore të lidhura me drejtuesit e mjeteve! Të bëjmë 'testin e idiotit'

19 Maj 2021, 17:09| Përditesimi: 20 Maj 2021, 15:19

  • Share

17 deri më 24 maj shënon javën globale të sigurisë rrugore. Por fatkeqësisht në Shqipëri në vetëm 4 ditë u shënuan 8 jetë të humbura në rrugë. Për të parandaluar aksidentet fatale, është sanksionuar me ndryshimet e Kodit Rrugor që kufiri maksimal i shpejtësisë të bëhet nga 40 km/orë, në 30 kilometër në orë në zonat urbane. Në këtë javë sensibilizuese policia rrugore ka paralajmëruar aksionet në lagjet e brendshme të qyteteve për tu siguruar se ky kufi zbatohet nga shoferët.

Por çfarë thonë ekspertët për aksidentet rrugore në rritje?

Gëzim Hoxha thotë se fajet janë të drejtuesve të mjeteve, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve nuk dinë të sillen në rrugë. Të dehur, në gjendje jo të mirë psikologjike dhe me makina në kushte jo të rregullta.

“Është një fenomen i shtuar për shkak të një mijë e një shkaqeve që ka. Ka drejtues mjetesh që nuk janë në gjendje të mirë psiqike, ka drejtues mjetesh që përdorin pije alkoolike, drejtues mjetesh që kanë maninë të ecin shpejtë. K drejtues që ecin me mjete që ecin me automjete në gjendje jot ë mirë teknike, goma jo të rregullta, sistem frenimi të parregullt. Këtu nuk ka funksionuar mirë kontrolli teknik, tani që shteti e ka marrë në dorë të shpresojmë që të mos dalin në qarkullim mjete me probleme teknike.” – shprehet eksperti i sigurisë rrugore Gëzim Hoxha.

Por Hoxha mendon se edhe në Shqipëri duhet ndërmarrë nisma për testin e idiotit. Ky tekst konsiston në pasjen ose jo të aftësive për të qenë drejtues automjeti.

“Nuk janë mirë mendërisht dhe ngasin makina. Është domosdoshmëri që këta njerëz duhet t’i nënshtrohen këtij testi. E ka Italia, ne kodin Italian kemi marrë. Duhen patjetër t’i nënshtrohen këtij testi, patjetër, madje që në autoshkollë.” – thotë Hoxha.

Krijimi i një autoriteti mbikëqyrës të sigurisë rrugore është një tjetër pikë ku duhet vëmendje.

Ka ardhur koha tashmë të ketë një autoritet mbikëqyrës të sigurisë rrugore, pra duhet dikush që të mbikëqyrë të gjitha këto që flasim ne dhe mbi bazën e tyre të bëjnë një program që t’ia çojnë qeverisë dhe qeveria t’ua çoj dikastereve përkatëse. Por duhet autoritet, i miratuar nga Parlamenti, që të ketë fuqi ligjore.” – përfundon eksperti.

Pavarësisht ndryshimeve të shumta ndër vite të Kodit Rrugor, sërish rrugët vazhdojnë të përgjaken nga veriu në jug. Nga data 1 deri në datën 19 maj janë regjistruar 110 aksidente, të cilat janë pasuar me 11 viktima, 13 të plagosur rëndë dhe 130 të tjerë të plagosur lehtë.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?