Pamje nga përmbytja

Kosova & Rajoni

Rrugët e Greqisë ‘të dorëzuara’ ‘nën pushtetin e ujit’! Familja gjermane bllokohet nga shiu në shtëpi, shpëtohen mrekullisht me një litar

15 Tetor 2021, 21:48| Përditesimi: 15 Tetor 2021, 21:54

  • Share

Ditë të vështira po kalojnë banorët e zonave të prekura nga stuhia e rrëmbyeshme dhe moti i keq i ditëve të fundit në tokën helene.

Momente tmerri dhe ankthi përjetoi një familje gjermane me 3 fëmijë në Evia, pasi rrugët u shndërruan në lumenj dhe jeta e pesë pjesëtarëve të saj u vu në rrezik pasi mbetën të bllokuar në shtëpi.

Menjëherë pas një telefonate, forcat e posaçme mbërritën në vendngjarje, ku përmes një litari kanë ndihmuar fillimisht 3 fëmijët e më pas prindërit.

Momenti që të merr frymën është regjistruar nga kamera e Tv Skai.

Situata për shkak të shirave ka qenë alarmante dhe vendin fqinj, ndërsa qindra shtëpi, automjete dhe prona privat janë dorëzuar ‘nën pushtetin e ujit’, duke u shkatërruar.

Sipas ekspertëve ky ka qenë shiu më i furishëm që ka përjetuar Greqia vitet e fundit në muajin tetor.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?