'Rrugorja' shton masat për fundvit, qytetarët nuk i binden rregullave të qarkullimit

25 Dhjetor 2019, 16:16| Përditesimi: 25 Dhjetor 2019, 16:36

  • Share

TIRANË- Policia Rrugore ka shtuar kontrollet e saj në ditët e fundit të fundvitit. Prej disa ditësh, teksa kanë dalë edhe në gatishmëri të përforcuar, edhe masat e efektivëve në terren janë edhe më të shumta, për shkak edhe të fluksit të emigrantëve, ku edhe trafiku bëhet edhe më i rënduar.

Edhe pse çdo ditë, efektivë të Policisë Rrugore vendosin në ditë mbi 200 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, duket se qytetarët vijojnë të udhëtojnë me shkelje, duke mos respektuar Kodin Rrugor.

Në një vëzhgim të bërë nga Report TV, përtej shpejtësisë që automjetet lëvizin në rrugët kryesore të kryeqytetit, pjesa më e madhe e tyre përdorin celularin teksa janë në lëvizje.

Gjoba për përdorimin e celularit nga drejtuesit e mjeteve varion deri në 150 mijë lekë të vjetra, e në rast se një drejtues mjeti do gjobitet 3 herë brenda një viti për përdorimin e celularit, atij do t’i pezullohet patenta nga 1 deri në 3 muaj.
Megjithatë, përveç drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë Kodin Rrugor, një fenomen jo pak shqetësues ngelin edhe këmbësorët, të cilët nuk kalojnë në vijat e bardha, duke u bërë kështu edhe burim aksidenti.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?