Ekonomi

Rrushi i Zadrimës kalbet në vreshta, s'ka blerës! Altin Prenga: Prodhimi më i lartë se kapaciteti përpunues

26 Shtator 2022, 15:47| Përditesimi: 26 Shtator 2022, 15:55

  • Share

Në Zadrimë të Lezhës rrushi po kalbet në vreshta. Prodhimi është bollshëm, por mungon tregu i shitjes. Rrok Kolndreu bashkë me të shoqen kujdesen gjatë gjithë vitin për vreshtin me sipërfaqe 4 dynym. Kanë kultivuar varietete rrushi për verë dhe raki, por tashmë që është sezoni i vjeljes, gjenden në vështirësi për ta tregtuar.

"Ku me e çu, ju po e shihni vete nuk e merr kush. S'ka blerës. Nuk është mundi i një javë, por i 12 muajve. Ne me këtë jetojmë, asnjë subvencion s’kemi marrë nga shteti. Na kanë thënë nuk përmbush kriteret. Kam bërë kërkese për zetor më kanë thënë jo.

Po kështu vreshtari Gjok Kola ka një sipërfaqe prej 4 dynym. Aktualisht një kg rrush për industrinë e përpunimit është me 50 lek/kg, por as me këtë çmim të ulët nuk po shitet.

"12 muaj duke ju sjell kësaj vreshta kam 4 dynym te gjithë robt e shtëpisë kanë punuar këtu. Kam rënë në qafë mërzit, ka marrë një sasi por unë kam shumë.

S’ka kërkesa fare. Shteti duhet të na ndihmojë shumë të marrë ta magazinojë se jemi me humbje".

E vetmja kantinë në Zadrimë është ajo e Mrizit të Zanave. Sipërmarrësi Altin Prenga thotë se prodhimi është disa herë më i madh se kapaciteti i përpunimit.

“1500 kuintal kemi kapacitet. Nuk marrim dot me shume se s’kemi ene mbajtëse. Kërkesa nga fermerët shkon 3-4 kuintal. Është e trishtë ata nuk ia dalin me e shit. Ndërkohë është krijuar mentaliteti i gabuar për verën shqiptare", tha Prenga.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?