Rubrika në Report Tv për librat e rinj që DUHET t'i lexoni! 3 autorë vendas dhe Bommel e historisë së bujshme të dashurisë Macron (VIDEO)

19 Janar 2020, 17:28| Përditesimi: 19 Janar 2020, 19:40

  • Share

Libri

“Traktati i pikturës së Leonardo Da Vinçit”, nga Moikom Zeqo

“Traktati i pikturës së Leonardo Da Vinçit”, sjell për herë të parë hulumtimin e eruditit Moikom Zeqo rreth kësaj figure shumëdimensionale, dhe enigmave që shoqërojnë veprat e tij.

“Për shumë vite ndoshta, për 40 apo 50 vjet, mua më ka shqetësuar se si një mendimtar kaq i madh sa Leonardo Da Vinçi ka pasur gjithmonë aftësinë e stimulimit mendor tek të tjerët, jo vetëm tek italianët. Që në moshë të re më bënte përshtypje që pikturat e tij ishin shumë të diskutueshme, ai ka bërë edhe skulptura edhe një kalë prej bronzi, por nga ato punë që u bënë, më e madhja e një cilësie të dobët të afreskut kë qenë “Darka e Fundit”. Tërë pikturat e tij janë shumë enigmatike, kanë botën e tij të brendshme, shumë psikologjizëm edhe mistik, mënyra si i koncepton ai, është davinçiante”. 

Shtëpia Botuese “WestPrint”

Çmimi 800 lekë

 Libri

 “Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat” i  Sylvie Bommel

Blerta Hyska sjell në shqip rrëfimin e rrallë për historinë e dashurisë së Brizhidë dhe Emanuel Makron. “Ai sapo kish mbushur të shtatëmbëdhjetat” e ajo 24  vjet më e madhe…

 “Ky libër është libër për jetën e zonjës Macron, por një pjesë të rëndësishme e zë edhe historia e saj e dashurisë më nxënësin, që ka qenë në atë kohë, Emmanuel Macron. Ajo ishte mësuesja e teatrit në shkollën e tij, edhe ai ishte një nga nxënësit më aktiv. Edhe kështu nisi bashkë historia e tyre, duke u shoqëruar. Një atmosferë e bukur, letrare, edhe ata gjetën një lloj shpirti binjak mes tyre. Gjyshja është një personazh i rëndësishëm, edhe ai i ka kushtuar disa faqe, ka qenë personazhi që është marrë shumë me të edhe që e ka formësuar shumë personalisht, pasi prindërit e tij punonin si mjekë. Fakti që ai u fokusua shumë tek gjyshja mbase ndikoi, që ai të ketë një tërheqje për personat më të rritur”.

Shtëpia Botuese “Pegi”

Çmimi 600 lekë

Libri

“Lulepashka e Arktikut” i Viktor Canosinaj

“Lulepashka e Arktikut” e shkrimtarit Viktor Canosinaj, sjell historinë e dy njerëzve që kalojnë një sërë peripecish, e u duhet të luftojnë kundër paragjykimeve për të jetuar dashurinë e tyre.

“Është një tematikë e parrahur më parë në letërsinë shqipe. Vjen me një këndvështrim njerëzor, për të dhënë aspektin njerëzor të këtyre njerëzve ndryshe në një shoqëri që i keqtrajton edhe i paragjykon. Letërsia nuk merret me orientimin seksual, por me botën shpirtërore të tyre. Por është historia e një vajze ndryshe, që në brendësi ndihet djalë, edhe lidhjen e saj me një vajzë tjetër të trafikuar, që ka përjetuar tmerrin e shfrytëzimit për prostitucion në Itali. Në perëndim është dashur një shekull luftë, derisa të kuptohej se askush nuk ka të drejtë, që të ndikojë apo të vendos mbi jetën e tjetrit. Ndërsa, këtu do të duhet më shumë kohë”.

Shtëpia Botuese “Dyrrah”

Çmimi 800 lekë

Libri

“Ahmet Zogu, pas dyerve të mbyllura” nga Erald Kapri

Ç’ndodhi me Ahmet Zogun gjatë dhe pas 7 prillit? Erald Kapri zbulon përmes fakteve “Ahmet Zogun pas dyerve të mbyllura”, pasurinë e tij dhe përpjekjet për tu rikthyer në fron.

“Ahmet Zogu është personazhi politik shqiptar, që është shkruar shumë për të, por nuk është folur shumë, për pas Luftës së Dytë Botërore. Dukej sikur kapitulli i Zogut në histori mbyllej me 7 Prillin e 1939-s. Por, vitet më pas, flasin për një aktivitet të ethshëm të Zogut, plane ushtarake të tij, takime edhe lobime, biseda të kohës me Çurçillin, Stalinin etj. Ky libër kërkon që të jap përgjigje për tre pyetje, mënyra e rezistencës për 7 Prillin, cila ishte pasuria e tij e plotë, edhe cila ishte përpjekja e tij për t’u rikthyer në Shqipëri. Ai tentoi të bëjë disa plane ushtarake, të rikthehej sërisht në Shqipëri. Ari që ai kishte kursyer gjatë viteve të qeverisjes, por edhe pjesa e llogarisë mbretërore të Zogut, ishte shumë më e paktë nga ajo që kishte nga pasuria e tij private. Unë llogarisë që të ketë pasur diku nga 8 deri në 10 mln dollarë”.

Instituti “Lumo Skëndo”

Çmimi 1000 lekë

Me dëshirën për të zgjuar instinktin për të lexuar, këto qenë sugjerimet rreth jetës së panjohur të Zogut, dashurisë së presidentit më me influencë në botë, vuajtjeve njerëzore e mistereve të artit.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 20/01/2020 17:11

    Vlonjatt mbajn ven tpar në republik për me lexu libra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?