Sport

Rudi Vata për Report Tv zbulon një tjetër skandal: FSHF ndihmon Tiranën të mos më shlyejë borxhin që ka ndaj meje prej 70 mijë euro që nga 2005

30 Nëntor 2021, 20:23| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 20:41

  • Share

TIRANË-Thellohet skandali në futbollin shqiptar, ku sërish protagonist është Federata Shqiptare e Futbollit dhe klubi i Tiranës. Përveç borxhit që klubi i ka ish-presidentit të ndjerë, Metush Seferi, Tirana ka edhe një borxh ndaj ish-futbollistit të Tiranës e kombëtares, Rudi Vata.

Ka qenë ky i fundit, i cili në një intervistë në 'Studio Live' ka zbuluar që Tirana i detyrohet një shumë prej 70 mijë eurosh, që e ka fituar në të gjitha shkallët e gjykatave dhe nuk i ka marrë mbrapsht. Këtu flet sërish për një bashkëpunim kundër zbatimit të këtij vendimi. Prandaj, shprehet se skandali i ditëve të fundit, nuk e surprizën aspak pasi e priste.

" Do të ndodhte një ditë, se këto forma që Shqipëri në Shqipëri janë të jashtëligjshme, FSHF është aktivizuar për të bërë gjëra të paligjshme. Viktimë e kësaj formule të paligjshme jam dhe unë sepse edhe mua klubi Tirana edhe mua më detyrohet që nga viti 2005,70 mijë dollarë. Unë e kam fituar gjyqin në të gjitha shkallët, kam paguar e 7% të shumës totale të përmbaruesit për të ekzekutuar vendimin, ka shkuar në zyrën e Federatës shqiptare të Futbollit dhe asnjëherë nuk ka gjetur një dritë jeshile apo hapësirë ku mund të kishte mundësi të ekzekutonte vendimin, dhe shteti shqiptar nuk ka funksionuar siç duhet, edhe me ndihmën e shtetit federata ka penetruar dhe ka ekzekutuat disa transferta që mund të jenë të paligjshme dhe të fshehta, ka dhe shumë viktima, në Shqipëri për të arritur të qëllimi yt duhet të bësh marrëveshje me djallin, se po të jesh njeri i drejtë dhe punëtor,  nuk ke hapësira të mjaftueshme. Edhe për menaxhimin e klubeve marrin një ndihmë jo profesione, nëse klubi ka këto probleme financiare ose duhet eliminohet ose të falimentojë si klub", tha Rudi Vata në Report Tv.

Teksa e quan skandal bllokimin e llogarive të FSHF-së, Vata shkon edhe më tej duke thënë se sistemi i ngritur në Shqipëri, është shkatërrues për talentet e reja dhe njerëzit që punojnë.

"Nëse vërtetohet që FSH të gjitha të ardhurat zyrtare nga UEFA nuk i kalon në llogarinë zyrtare të klubit, është e jashtëligjshme. Nëse kjo ka ndodhur, është një skandal që duhet ta çoni zërin shumë. Sepse ky sistem është një sistem që shkatërron jo vetëm të ardhmen e një futbollisti, dhe trajneri, këto bëjnë marrëveshje të gjithë bashkë që njeriu që punon do e pësojë", përfundoi ai.

Prej 10 nëntorit llogaritë bankare të Federatës Shqiptare të Futbolllit janë të bllokuara nga përmbaruesi. Ndonëse FSHF e mohon çështjen e llogarive, vetë ajo ka nisur një betejë ligjorë ndaj përmbaruesit, me seancën e parë që do mbahet me 6 dhjetor në gjykatën e Tiranës. Urdhri i sekuestros së përmbarimit tregon që FSHF nuk ka paguar një shifër prej mbi 60 milionë lekësh që klubi i futbollit Tirana i detyrohet familjes Seferi. Federatës Shqiptare të Futbollit i janë bllokuar llogaritë bankare me dyshimin se i ka dërguar lekët e UEFA-s në llogari të tjera të klubit Tirana për të shmangur që paratë t’i marrë përmbaruese privat duke qenë se llogaritë zyrtare të Tiranës janë të bllokuara pas humbjes së gjyqit me familjen Seferi.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • DELIRANT KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 30/11/2021 20:47

    Armando Duka është një hajdut ordiner një njeri pa nivel e një njeri shum i pa ndershëm. Ky njeri inferjor drejton federatiën Shqiptare në një ko që analfabeti Armando duka nuk vlen as për pastrus wc. Po kto çudira ndodhin vetëm në Albanistan. Ku nuk ka shtet e nuk ka ligje.

    Përgjigju
  • Moc mole: 30/11/2021 20:32

    FSHF-KORRUPSION+DALLAVERE=NERSHMERI DERI NE VDEKJE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?