Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku

VIP & Spektakël

Rudina Dembacaj tregon si e priti familja historinë me Mark Frrokun: Mamaja nuk më foli për 3 muaj

24 Shtator 2022, 08:35| Përditesimi: 24 Shtator 2022, 08:40

  • Share

Rudina Dembacaj ka treguar fillimin e romancës me Mark Frrokun duke thënë se mbështetjen më të madhe ia ka dhënë motra e saj me të cilën ka lidhje të ngushtë.

Por për familjen nuk ka qenë aq e thjeshtë dhe i kanë mbajtur qëndrim. Madje nëna e saj nuk i ka folur për 3 muaj kur e ka mësuar që e bija ishte lidhur me Mark Frrokun, i cili është baba i 3 fëmijëve nga martesa e parë. Por ishte motra që i qëndroi në krah Rudinës.

“Motra ime dhe një nga djemtë e xhaxhallarëve, Iliri, kanë qenë të vetmit që më kanë folur, se as mami që po na ndjek tani, nuk më ka folur për tre muaj me gojë. Më mbajtën qëndrim se u dukej një gjë e tmerrshme dhe motra ka qenë mbështetja kryesore, patjetër, hap pas hapi. Si ja thashë? U ula dhe i thashë unë e dua këtë njeriun, tani zgjidhe vetë. Edhe ika vazhdova” – tha Rudina.

Ajo shtoi se “Reda e kishte njohur Markun, por sidoqoftë ishte situatë e komplikuar. Shumë e komplikuar. Marku, tre fëmijët, unë, goca, nuk ishte një bashkim kaq i thjeshtë, mosha jonë, statusi që kishim si unë dhe Marku, ishte pak e vështirë ta kuptonin të gjithë. Por kjo nuk kishte asgjë të komplikuar, përveç ndjenjave të mia që mund t’i kuptonte vetëm Reda”, tha Rudina gjatë fjalës së saj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?