Fredi Beleri

Rudina Xhunga: Belerin nuk e refuzuam si kandidat, ta urojmë si kryetar!

16 Maj 2023, 18:56| Përditesimi: 16 Maj 2023, 19:08

  • Share

Fredi Beleri më shumë se kandidati i “Bashkë fitojmë”, është kandidati që e quan veten grek. Është kandidati i Vangjel Dules.

Mua nuk më pëlqen që fitoi. Këtu nuk ka lidhje PS-PD, por ka të bëjë me Shqipërinë dhe Greqinë. U kthye në një betejë nacionale, ku diferencën do e bënte çdo votë nga autobusët që vinin nga Greqia, por edhe fakti që kandidati Fredi Beleri ishte në burg dhe kjo mund ta bënte hero ose viktimë. Nuk mendoj që arrestimi i Belerit ndikoi që njerëzit ta votonin. Aty votat kanë qenë për Belerin.

Ishin vota të ardhura nga Greqia, të atyre që iu kërkua vota në shtetin grek. Himarjotët kanë një lloj inati me kandidatin e PS-së, me Goron personalisht, por dhe me kë e la Goron për herë të katërt të kërkojë votën.  Himara ka ndryshuar shumë, është zhvilluar. Por po të pyesësh vendasit, ata thonë: Nuk na përket neve, atë e ka marrë Samir Mane, apo oligarkë të tjerë, e personazhe të njohura të medias në kryeqytet.

Mendoj që ka pasur inat ndaj njerëzve që kanë shtëpitë e dyta, në tokën e të parëve të Himarës. Himara nuk është Gjiri i Lalëzit. Nuk mund t’i ndërtonin aty shtëpitë e dyta, e vilat për investim, siç bënë në Gjirin e Lalëzit. Përveç mërisë që shkakton kjo, e cila u shfrytëzua nga Berisha-Meta-Dule. Mbi të gjitha, shumë e rëndë për ne që të fitojë Fredi Beleri. Është turp për shqiptarët që të fitojë një figurë e diskutuar, e diskredituar, një figurë problematike, jo sepse vodhi ato votat, por për gjithë historinë e tij politike.

Por nëse nuk ia dolëm ta heqim si kandidat, nëse nuk folëm sa duhej ne të medias, shoqëria civile, KQZ-ja, Presidenti i Republikës, tani është vonë. Tani, le t’i urojmë fitoren! Nuk mund ta pranosh si kandidat dhe refuzosh si kryetar! Ndaj urime dhe punë të mbarë! Himara është shqiptare dhe nuk ka Dule a Beler, ta helenizojë atë. Është toka jonë!”

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jon: 16/05/2023 23:54

    Zj Xhunga, nuk e di a jeni në dijeni që gjykata e larte e Greqisë i ndaloi pjesëmarrjen në zgjedhje partive pjella të Krisi Avgi, me drejtues isheksponentë të kësaj organizate kriminale. Nuk besoj se drejtësia e re shqiptare do e lejojë një kryetar bashkie në Shqipëri të importuar nga apominaret e organizatës kriminale greke. "Mos votoni zjarrvënësit " u shpreh ambasada amerikane, nuk i referohet vetëm Berishës.

    Përgjigju
  • Gjergj: 16/05/2023 23:39

    Nga njèra anè, NONGRATA dhe kryehajduti, me zgjedhjen e tyre tè pastèr antishqiptare, kur vendosèn njè tè dyshuar pèr terrorizèm nè Shqipèri. Prej kètyre tè dyve, nuk pres asgjè tè mirè pèr kètè vènd. Atè qè pres tè ndodhè, èshtè vendimi i gjykatès nè formè tè prerè, pèr kètè ordiner analfabet qè èshtè sinonim i asaj qè quhet sahanlèpirès. Pas atij vendimi, kryeministri, le tè zbatojè ligjin dhe ta shkarkojè. Nè Himarè, le tè ribèhen zgjedhjet pèr kryetar bashkie. Njè vrasès shqiptarèsh, nuk ka vènd aty. Jo Rudina Xhunga. Nuk èshtè e drejtè ai arsyetim se Himara i takoka Samir Manes, dhe himariotèt na qènkeshin mèrzitur. Mos more. Çfarè tè bèjmè ne tiranasit qè çdo pèllèmbè e qytetit "U ZAPTUA,,,NUK U BLE" dhe sot kemi njè xhungèl me 1 milionè e ca banorè ku e ke zorr tè dègjosh dialektin kryeqytetas, kudo qè shkel? Tia japèm votèn grekut tani? Apo serbit?

    Përgjigju
  • xhemal: 16/05/2023 20:59

    Fredi eshte nje pike uji ne detin e ndyresirave qe Ka bere saliu....kantidimi i bejlerit eshte nje tjeter poshtersi e sali germadhes bashke me liken e gjirit

    Përgjigju
  • Rudolf: 16/05/2023 20:42

    Kot pa lidhje. Me ne fund e tregove pse nuk fole ne media, sepse dhe ti è ke mbeshtetur Belerin. Ne shqipetaret nuk e urojme fitoren e nje antishqipetare, nje kriminel dhe terorist

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?