Bota

Rusi, sulm me armë në një shkollë, 9 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur mes nxënësve! Autori në pranga: Unë jam Zoti (VIDEO)

11 Maj 2021, 10:06| Përditesimi: 11 Maj 2021, 17:08

  • Share

Një sulm me armë ka tronditur mëngjesin e sotëm një shkollë në Kazan të Rusisë, duke u marrë jetën të 9 personave, 8 nxënësve dhe 1 mësuesve jo 11 personave siç ishte raportuar fillimisht në mediat vendase.

Ndërkohë që kanë mbetur të plagosur të paktën 3O persona të tjerë, gjashtë prej të cilëve gjenden të shtruar në spitale.

Autori i sulmit është një 19 vjeçar, ish nxënës i asaj shkolle dhe që kishte paralajmëruar sulmin në rrjetet sociale.

Agjensia e lajmeve ruse Interfax theksoi se sulmuesi është vënë nën pranga, ndryshe nga çfarë ishte raportuar në mediat vendase se ishin dy sulmues dhe se njëri nga ata të ishte vrarë.

 “Terroristi, një 19-vjeçar, u arrestua. Nuk është konstatuar asnjë bashkëpunëtor. Një armë zjarri është regjistruar në emër të tij, ”tha guvernatori i rajonit me shumicë myslimane të Tatarstanit, rreth 700 kilometra në lindje të Moskës.

Sipas disa burimeve të Interfax, para të shtënave ka pasur edhe një shpërthim.

Videot e postuara në rrjetet televizive tregojnë momentet e tmerrit ku fëmijët hidhen nga dritaret e shkollës nën tingujt e të shtënave. Dy studentë vdiqën pasi u hodhën nga një dritare e katit të tretë, njoftoi agjencia e lajmeve RIA Novosti.

“Isha në klasë. Së pari dëgjova një shpërthim, pastaj të shtëna me armë, "tha një mësues i pranishëm në sulm.. "Dëgjuam një shpërthim dhe pamë tymin që ngrihej lart," i tha një dëshmitar tjetër Ria Novosti.

Ndërkohë që arsyeja e sulmit është ende e paqartë dhe mediat raportuan se një nga sulmuesit përgjegjës hyri në institut nga hyrja kryesore me një armë automatike dhe filloi të shtinte. Sipas autoriteteve, vrasësi një 19-vjeçar, i cili kishte një armë të regjistruar zyrtarisht kishte paralajmëruar për tragjedinë paraprakisht. Ndërkohë, Tatarstan shpalli 12 majin një ditë zie pas sulmit vdekjeprurës.

Një zëdhënës i zyrës së kryetarit të bashkisë  u tha gazetarëve se fëmijët nga shkolla dhe një kopsht fqinj ishin evakuuar pas sulmit me armë.  

Të shtënat në shkolla janë të rralla në Rusi. Një nga episodet e fundit daton në vitin 2018, kur një student në Krime vrau 19 persona përpara se të vriste vetveten. Kazan është kryeqyteti i rajonit me shumicë myslimane të Tatarstanit dhe ndodhet rreth 700 kilometra në lindje të Moskës.

 

 

Ora 15:51
Ngjarja makabre në Rusi! Deklaratat shokuese të 19 vjeçarit Ilnaz Galyaviev: Unë i urrej të gjithë dhe jam zot!

 

Të shtënat me armë në një shkollë të mesme në Kazan të Rusisë, tronditën vendin dhe opinionin ndërkombëtar, e megjithatë sulmuesi duket se e kishte planifikuar sulmin në detaje.

Ilnaz Galyaviev, 19 vjeç kishte postuar në mediat sociale ditët e fundit se ai donte të "çlironte botën" nga "mbeturinat biologjike".

Ngjarja e tmerrshme e ditës së sotme nuk ishte një sulm terrorist, por një veprim i çmendur i një ish-nxënësi 19-vjeçar i cili hyri në shkollën e mesme me numër 175 në Kazan dhe vrau të paktën 9 persona . Ai besonte se ishte Zoti ose të paktën mendonte se ishte në një mision në emër të zotit me detyrën e "çlirimit të botës" nga ato që ai i kishte quajtur "mbeturina biologjike" në mediat sociale ditët e fundit. Pasi u arrestua, ai shpjegoi se ai kishte "filluar të urrente të gjithë" në muajt e fundit.

Shumica e viktimave të Ilnaz Galyaviev duket se janë në katin e dytë të shkollës. Nxënësi nëntëmbëdhjetë vjeçar , ishte përjashtuar nga një shkolle profesional në prill sepse nuk kishte marrë pjesë në mësim që nga janari. Ai kishte me vete një armë gjahu. Galyaviev arriti në klasën e tetë këtë mëngjes dhe dyshohet se atje goditi shtatë djem të moshave nga 14 deri në 15 vjeç. Të plagosurit, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, do të ishin rreth 30.

Një masakër që kujtoi ngjarjen e tre vjetëve më parë në Krime, kur një tjetër ish-student vrau njëzet e një djem para se të kryente vetëvrasje. Dhe mbi të gjitha sjell në vëmëndje ngjarjet më të tmerrshme që ndodhën në një shkollë në Beslan, në Osetinë e Veriut në 2004, me 334 viktima, përfshirë 186 fëmijë. Edhe në Kazan, hedhja e studentëve që vrapuan për të shpëtuar jetën e tyre tregon edhe njëherë dëshirën për të jetuar dhe tmerrin që ata kanë kaluar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?