Bota

Rusia has fatkeqësi në strategji/ Ndërrojnë jetë dy parashutistë nga Moska të dërguar në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë

13 Nëntor 2021, 01:48| Përditesimi: 13 Nëntor 2021, 07:19

  • Share

Dy parashutistë rusë kanë humbur jetën gjatë stërvitjeve të menjëhershme ushtarake me Bjellorusinë pranë kufirit të saj perëndimor me Poloninë anëtare të BE-së të premten, kur parashutat e tyre nuk funksionuan në erëra të forta, tha Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

‘Pavarësisht përpjekjejeve të mjekëve, të dy ushtarakët rusë vdiqën nga plagët e tyre’, tha ministria në një deklaratë të transmetuar nga agjencitë ruse të lajmeve.

Më herët të premten, Bjellorusia dhe aleatja Rusia zhvilluan stërvitje të përbashkëta ushtarake pranë kufirit perëndimor me Poloninë, ku po zhvillohet një krizë emigrantësh. Ministria e mbrojtjes e Bjellorusisë tha se një "grup taktik i përbashkët batalioni" i parashutistëve nga të dy vendet organizoi stërvitje në poligonin Gozhsky në Bjellorusinë perëndimore.

Ministria tha se stërvitjet u kryen për shkak të "ndërtimit të aktivitetit ushtarak" pranë kufirit.

Avionët rusë Il-76 dhe helikopterët ushtarakë bjellorusë u përfshinë në stërvitje, ku ushtarakët po kryenin një "një numër detyrash stërvitore luftarake", shtoi ai.

Ministria e Mbrojtjes në Moskë tha se kishte dërguar parashutistë në Bjellorusi për stërvitje të përbashkëta si pjesë e një kontrolli të befasishëm të gatishmërisë luftarake" Qindra emigrantë, kryesisht kurdë, janë bllokuar prej ditësh në kufirin Bjellorusi-Poloni në temperatura pothuajse të ulëta, me grupet e ndihmave që paralajmërojnë për një katastrofë humanitare të afërt.

Shtetet perëndimore akuzojnë qeverinë bjelloruse se i josh ata në vend dhe i dërgon të kalojnë në Poloni si hakmarrje për sanksionet e mëparshme lidhur me goditjen e opozitës nga Minsku.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?