Dhurimi i droneve turk ne Ukraine

Bota

Rusia humbet fuqinë e influencës/ Parlamenti ukrainas miraton marrëveshjen ushtarake me Turqinë

19 Nëntor 2021, 02:56| Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 03:03

  • Share

Parlamenti ukrainas miratoi një projekt-ligj që miraton një marrëveshje ushtarake të nënshkruar midis Ukrainës dhe Turqisë. Rreth 303 nga 450 ligjvënës votuan pro ligjit.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Turqi më 16 tetor 2020. Ajo përfshin kuadrin ligjor për çështjet e bashkëpunimit të ndërsjellë të mbrojtjes. Marrëveshja pasqyron një garanci për sigurinë dhe paqen në rajonin e Detit të Zi.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës nënshkroi gjithashtu një sërë marrëveshjesh më 14 dhjetor me palën turke për prodhimin dhe transferimin e teknologjisë së korvetave detare dhe mjeteve ajrore luftarake pa pilot (UCAV), të cilat ishin marrëveshjet e para të drejtpërdrejta të tregtisë së jashtme të nënshkruara në fushën e mbrojtjes.

Marrëdhëniet e mbrojtjes midis dy vendeve janë zhvilluar me shpejtësi, me bashkëpunimin ushtarak-teknik midis industrive të mbrojtjes së Ukrainës dhe Turqisë që sjell përfitime të ndryshme reciproke.

Vendi i Evropës Lindore bleu mjetet ajrore pa pilot (UAV) Bayraktar Taktik Block 2 (TB2) nga Turqia vitin e kaluar, si pjesë e një marrëveshjeje të nënshkruar midis dy vendeve që lejon blerjen e një total prej 12 UAV. Marrëveshja u nënshkrua midis kompanisë Ukrspetsproject, e cila është pjesë e Ukrboronprom të Ukrainës dhe Baykar Makina e Turqisë, zhvilluesi kryesor i dronëve në vend.

Së bashku me UAV-të, Turqia do të sigurojë edhe tre sisteme stacionesh kontrolli tokësor dhe pajisje të ndryshme.

Ky negocim ‘mori formë letre’ me ndërhyrjen e SHBA-ve në arsyetimin turk. Përmes NATO-s SHBA arriti të theksojë ndikimin e madh që ka Rusia në Ukrainën lindore duke e vënë në lëvizje Turqinë për të kritikuar Rusinë dhe për të kërkuar integritetin e Ukrainës.

Si pritet të merret nga Rusia ndërhyrja e Turqisë ndërmjet ‘fryrjes’ së SHBA-ve në NATO?

 Ende nuk ka një deklaratë fikse të Presidentit Vladimir Putin lidhur drejtpërdrejtë me ndërhyrjen turke në Ukrainë, por, provokimet e SHBA-ve është kujdesur t’ia trasmetojë homologut të tij francez ditën e hënë. Duke përfituar nga tensionet e SHBA-së me Francën kohëve të fundit Putin ka pikasur e përdorur pikërisht këtë detaj, atë të ndërhyrjes së SHBA-ve aty ku nuk i takon.

‘Provokimet e vazhduara të stërvitjeve të SHBA-vë po rrisin tensionet mes Moskës dhe NATO-s’, kështu u shpreh Presidenti rus Vladimir Putin në një komunikatë me Presidentin francez Emmanuel Macron. Të dy udhëheqësit shprehën pakënaqësi me atë që Moska e quajti një situatë "përkeqësuese" në Ukrainën lindore, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?