Foto ilustruese

Bota

Rusia vendos nëndetësen bërthamore pranë Italisë, avionët e NATO-s fluturojnë mbi territor si 'macja me miun'

3 Shtator 2022, 20:16| Përditesimi: 3 Shtator 2022, 20:17

  • Share

Rusia ka zhvendosur një nëndetëse bërthamore të armatosur me raketa në Mesdhe, pranë brigjeve të Italisë, raportojnë mediat e huaja, ndërsa shkruajnë se ky është një “provokim” për NATO-n në lidhje me çështjen e Ukrainës.

Nëndetësja “vdekjeprurëse” e Vladimir Putin duket se po luan “macja me miun” me avionët e NATO-s sipër ujërave të Italisë, të cilët thuhet se janë në vëzhgim të anijës.

Avionët e NATO-s fluturojnë mbi territorin e birgjeve të Italisë

Sipas ekspertit të nëndetëseve Hello Suttonopen, inteligjenca sugjeron se Rusia e ka vendosur nëndetësen ndërsa tensionet me Perëndimin rriten për shkak të luftës në Ukrainë.

Anija besohet të jetë nëndetësja më e fuqishme e Rusisë, e llojit Severodvinsk. Severodvinsk mund të mbajë deri në 40 raketa lundrimi me sulm tokësor Kalibr me një rreze veprimi prej 1600 miljesh, dhe secila prej tyre mund të ketë një majë bërthamore.

Nëndetësja është më e avancuara në arsenalin rus, me mediat ruse që pretendojnë se ka teknologji të pakrahasueshme, me mbrojtje aktive kundër silurëve dhe aftësi kundërajrore. Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës duke mos lëshuar territorin e pushtuar, me Ukrainën që ka kaluar në kundërofensivë.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?