E bukura Shqipëri
I nderuar shkëlqesia Juaj z.President i Francës, Macron.
Keni vendosur t'i thoni Jo të bukures Shqipëri t'i afrohet me një shkallë ëndrrës Europiane. Kjo, me të drejtën që ju jep posti forca e një shteti të rëndësishëm si Franca, deri këtu gjithçka për t'u vlerësuar.
Por të paktën, na detyrohesh një përgjigje? Kjo pasi mendoni se shqiptaret nuk janë Europian apo drejtuesit tanë që ju prisni përcillni drekoni e darkoni, s'kanë plotësuar kushtet?
I nderuar shkëlqesi, ju jeni Europian sot në BE-n e kapitalit përplasjeve dhe interesave. Por ne jemi shqiptarët që me Europën s'na ndan një vendim i juaji, na ka lidhur zoti, pozicioni gjeografik, Skënderbeu të cilin ju e njihni prej historisë dhe e shenjta Terezë që ju e keni arritur për së gjalli.Një fqinj dhe një mik ndihmohet në ditët e vështira, ashtu edhe si ne mund të jemi sot.Të shqetësojmë me azilantët. Po keni të drejte, por nëse ju sot nuk na ndihmoni nesër e bukura Shqipëri do jetë më gri.
z.Macron, ju anuluat një vizite në Shqipëri. Ajo do ishte mundësia juaj të shihnit se ne e duam BE-n edhe më shume se vetë ju, por gjithsesi tashmë pak ditë kohë ka deri më 18 tetor. Ndaj, shkëlqesi hidhi një sy karriges që ke bosh. E bukura Shqipëri, me njerëzit që në Ballkan kanë prodhuar veç stabilitet, për ju e BE-n, s'mund të jetë një vendim burokratik.
Po qe paska shkruajtur sakte e bukur ky djali. Me ka befasuar pozitivisht.
PërgjigjuI bukur shkrimi! Por mendoni se vertet problemi me shume se qeveria jone e ka qeveria e zt. Macron?! E bukur eshte vertet Shqiperia e vertet qe ne e duam integrimin ne BE. Por a po vepron qeveria e PPP per nje dore njerezish ashtu sic e duan rregullat e ku duam te shkojme?! A nuk shkoi ne zgjedhje te parakohshme Austria per nje videopergjim ku premtohej favore politike?! Ndersa te ne nje skandal mbyllet per tre dite duke e barazuar me skandale te meparshme te krahut qe sot ka celsat e kashtes. Perse nuk i beni nje shkrim edhe me qortues KM te qeverise sone se perse nuk jemi nje shkalle me afer BE, pa e lidhur domosdoshmerisht me integrimin? Sepse e verteta eshte qe edhe me te ashtuquajturat reforma ne nuk jemi aty ku duhet e duam te jemi per veten tone e sigurisht edhe me larg se sa duhet per hapjen e bisedimeve.
PërgjigjuShqiperia ka shume probleme te brendeshme,por ato qe kemi arritur ne me reformat jane mbi standartin qe eshte kerkuar me pare.Qe shqiptaret jane te vetem, kjo dihet boterisht.Per cinizmin e Makronit ne jemi nje maill i sakrifikueshem per arsye e tij, dhe Frances me aleatet e saj ne BE.Kjo non ka dyshim me.Gjemania e Franca,jane miq,aleate,por nuk ngurrojne tua fusin thiken njeri tjetrin,(shif,Manfred Weber,e Sylvie Goulard)dhe qe ne mes per fat te keq,qelluam ne qe per Makron jemi te parendesishem.Makron e di shume.mire qe me shume se 1e treta e shqiptareve jeton jashte shqiperise,che disa mijra shqiptare lehtesish te integrueshem,mbas 10 vjetesh,nuk perbejne asnje problem per france,ad ndryshon sistemit sociale te europea, sa ben sot moria e afrikaneve.