Pavarsisht lëvizjeve të shpeshta, për të krijuar zhvendosje dhe tendosje politike, duket se axhenda e dyshes Meta-Basha, nuk del nga rutina e zakonshme. Duket se as takimet në sallën e madhe (ku priten zakonisht kryeministrat dhe presidentët) të Presidencës, dhe as “vizitat” në banesën e kreut të shtetit, nuk mund të zgjatojnë dhe imponojnë tek shumica qeverisëse synimet e Metës dhe Bashës, për të mbajtur nën presion Kuvendin, apo ndoshta edhe për të hedhur poshtë marrëveshjen e 5 Qershorit.
Ajo do të miratohet nga ligjvënësit, pasi ky është vullneti i shumicës qeverisës dhe faktorit ndërkombëtar. Por ajo që bie në sy, mbetet r utina, plogështia, dhe mosbesimi në forcat e tyre politike, të dyshes Meta-Basha, përballë uraganit Rama. Kryeministri ka qenë dhe mbetet i njëjtë në qëndrimet dhe parimet e veta, duke i qëndruar konseguent deklaratave të tij, mbi marrëveshjen e 5 Qershorit, apo dhe listave të hapura.
Brënda 4-5 ditëve, Meta dhe Basha janë takuar dy herë mes tyre, njëherë në “sallën ovale” në Presidencë, dhe takimi i fundit, nga ku kreu i shtetit ka postuar edhe foto, ka qenë në banesën e tij. Ata po “rrahin mendime” dhe po shtrydhin mëndjen e tyre të lodhur, për të gjetur një mundësi dhe rrugëdalje, për ti bërë ballë Edi Ramës, duke synuar të “trazojnë më shumë situatën e ndezur”.
Ftesa e kryeministrit dhe dakortësia e tij për të qenë vetë i pranishëm në mbledhjen e të hënës në Këshillin Politik, ndoshta ishte e papritur për Lulzim Bashën, aq më tepër për Ilir Metën. Askush nga ata nuk e priste, që i paparashikueshmi Rama, të propozonte i pari, që në takimin e ardhshëm të Këshillit Politik, ku do të diskutohet mbi listat e hapura dhe koalicionet, të ishte edhe vetë prezent. Por ndërkohë që Edi Rama, vendos të jetë i pranishëm përballë treshes së ish-opozitës në Këshillin Politik, duke mos patur kompleksime dhe duke patur kurajon qytetare të një politikani të përgjegjshëm, në kampin tjetër, dy konkuruesit e heshtur për “kreun e opozitës”, takohen në banesën e Metës, për të kullandrisur mysybetet e vjetra.
Lulzim Basha dhe Ilir Meta, e kanë të pamundur të përballen me Edi Ramën, e kanë të pamundur të garojnë në fushata elektorale me Edi Ramën, e kanë të pamundur të bindin me argumenta kundërshtimet e tyre, pasi hileja tani ka marrë “erë” të keqe. Ata nuk mund të mohojnë dhe prishin marrëveshjen e 5
Qershorit, ata nuk mund të dalin mbi Parlamentin, mbi faktorin ndërkombëtar, ata nuk mund të mbajnë peng të ardhmen e vendit, pasi ata nuk mund të përballen me uraganin Rama. Dërgimi i Gazit në mbledhjen e të hënës të Këshillit Politik përballë Edi Ramës, nuk është mungesë serioziteti më shumë se, një trembje e pakushtëzuar e Lulzimit, i cili “shpëtimin” e tij politik, nuk dihet pse po e shikon tek Meta, dhe jo tek potencialet dhe kredencialet e veta politike, pavarsisht të zgërlaqura në maksimum./ Tema
Fytyrat me te urryera per cdo qytetar te ndershem jane padiskutim Meta-Berisha-Luli-Mona.
PërgjigjuPO PSE SI TË SHKRUAJ O GENT SUPERBAJGA TË SHKRUAJ PËR LYLIN TAT QË SDI TABELËN E SHUMZIMIT E ËSHTË KRIMINEL E HAJDUT APO TĒ SHKRUSJ PËR PISIN ILIR KAK META ME BUÇEN E TIJ. PO TI NUK JE BYTH LËPIRSI I PARTIS ANTISHQIPTARE PD KAKËS. MË MIR EDI SE SA KTA KRIMINEL SE EDI SKA VRA NJERI O GENT SUPERTOÇI
Përgjigjusi ste vejn zor qe shkruan keshtu artikujsh ne 2020? a je njeri a ca je? edhe bythe lepirja ka kufi! apo te kane bere lavazh truri?
Përgjigju