Opozita në dyert e Kuvendit

Sa turp…

3 Mars 2023, 12:45| Përditesimi: 3 Mars 2023, 12:47

  • Share

Ka mbi 1 javë që ekranet dhe faqet e gazetave mbushen me “lajme, analiza dhe diskutime” banale, mbi  rastin që nuk ka lidhje fare me ne , me procesin “McGonigal”. Më qesharake, duket debati apo “analiza” kur merren “me të dashurën e McGonigal”. Një kompetent thotë “kështu deklaroi e dashura e tij”, një tjetër “analiste”, gjoja nxjerr detaje nga email-et e saj mbi “marrëdhëniet me Edi Ramën dhe ministrat”. Me turp nuk ka. Më qesharakë dhe qesharake, nuk më janë dukur kurrë mercenarët e një pjese të mirë të mediave, që po degradojnë dhe manipulojnë opinionin prej vitesh. Dhe kjo natyrisht ka ardhur si pasojë e degradimit të një pjese mesjetare të politikës, që ka mbetur ende edhe sot pas 32 vitesh, në kufinjtë e imagjinatës, kurtheve, folklorizmave, dhe skenareve për dhunë dhe baltosje.

Sa turp, tek dëgjon se si çdo natë (dhe gjithë ditën e Zotit)  kapardisen majë poltroneve “specialistët e lajmeve bombastike”. Se si dalin dhe fabrikojnë “detaje nga çështja McGonigal”, parashikojnë se “si do të shkojë procesi hetimor ndaj tij, madje edhe ndaj kryeministrit Rama”, sa vjet do të dënohet ai në SHBA, etj, etj, etj. Dhe idiotësia nuk ka fund, tek shikon dhe dëgjon fjalimet e “non-gratave” të PD, tek merren me “gozhdën” e McGonigal, kur kanë mbi 1001 halle për vehte në Shqipëri.

Sa turp, tek dëgjoj të flasin mbi “problemin e madh të ish-agjentit të FBI” analistët e ish-SHQUP-it, dhe nuk kujtohen njëherë për hallet e atyre që marrin bukën me vehte dhe vijnë çdo 2 javë në “protestat madhështore”.

Sa turp, tek dëgjon Sali Berishën dhe sejmenët e tij, tek flasin për “skandalin e ish-agjentit të FBI” dhe nuk flasin për Gërdecin që futi në dhe, 26 viktima të pafajshme, për 21 Janarin, për shitjen e pronave dhe pasurimin me miliona euro të ish-pushtetarëve të selisë blu.

Sa turp, tek dëgjoj se si premtojnë “ndëshkimin e korrupsionit” Berisha apo dhe mëkatarët e rragut të dytë në atë parti, dhe nuk u japin llogari shqiptarëve për pasurimin, vjedhjet, zhvatjet, dhe lloj-lloj poshtërsish që u bënë në Shqipëri nga 2005 deri 2013. Pse nuk u flasin, mbi degradimin  dhe inkriminimin e organeve të drejtësisë, pasojat e të cilës po vuajmë edhe sot.

Sa turp, kur dëgjoj vajza dhe djem të rinj, të saponisur në karierën e gazetarit, tek merren me “dashnoren e McGonigal-it” qysh në orët e para të mëngjesit, dhe flasin aq seriozisht sa harrojnë se janë para kamerave. Degradimi i një pjese të medias (ashtu siç janë degraduar  segmente  të tjera të shoqërisë) mbetet alarmante, për atë ç’ka përçojnë përmes ekraneve dhe faqeve të gazetave, duke ndikuar negativisht për stabilitetin e rendit kushtetues dhe nxitjen e urrejtjes mes shqiptarëve.

Sa turp, tek konstatoj nivel  mjeran, tek një pjesë e mediave  që kanë marrë mbi vehte misionin e manipulimit dhe jo pasqyrimit korrekt, të realitetit në Shqipëri.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjethi: 03/03/2023 16:24

    Jeni te gjith far e prishme e komunistave. Jeni me ju marr zvarr ju qe shkruni kta artikuj bashke me ate qe ju perdhunon ed rob7kerdhym ramen

    Përgjigju
  • Linda: 03/03/2023 13:02

    Mbahet peng parlamenti i ppullit shqiptare nga ca "te zgjuar" te partis demokratike qe pretendojn se kryeministri dhe Amerika paskan shantazhuar me gjoba biznezmenet shqiptare.Ata biznezmene qe shfrytezojn gjithe diten fuqin punetore shqiptare me rroga qesharake dhe pa asnje sigurim ne shumicen e rasteve.Ata ua kane mbushur xhepat deputeteve demokrat dhe rrogen e deputetit ata e marrin per shpifje jo per pune.Eshte kthyer parlamenti ne zyre tatimesh qe kontrrollon gjobat e biznezmeneve.Asaj partia qe te dyja paleve bashk me partin e Ilir Metes ju duhet treguar vendi duhen paditur te Avokati i Popullit nga i gjithe populli shqiptar.

    Përgjigju
    • samiu: 03/03/2023 19:05

      te lumt pena dalin ca opionista gjith diten ne televizorin e ylli rakipit ,njeri me duket se fjet greqisht ,ai tjetri bjond sikur jan me te diturit e atij vendi turp i botes

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?