Vlorë/ Sajuan atentatin për të përfituar azil në BE, arrestohen 'shënjestra' dhe shoku i tij

4 Qershor 2019, 12:08| Përditesimi: 4 Qershor 2019, 14:08

  • Share

Një atentat i sajuar, për qëllime personale. Kështu ka rezultuar ngjarja e 12 majit në qytetin e Vlorës, ku automjeti 'Golf' u bë "shosh" nga plumbat, por asnjëri prej tyre nuk kapi drejtuesin e mjetit, Romarjo Aliraj.

Pas hetimeve të kryera, Policia ka dalë në përfundim se ky atentat ka qenë i sajuar nga Aliraj dhe bashkëpunëtor i tij i identifikuar me iniciale A.V. ,të cilët janë arrestuar mesditën e sotme nga uniformat blu. "Nga hetimet e kryera dhe provat e administruara ka rezultuar se shtetasi A.V në bashkëpunim me vetë shtetasin R.A, kanë përgatitur, simuluar dhe realizuar vetë ngjarjen në fjalë për interesa personale duke përdorur gjithashtu edhe një armë zjarri automatike", njofton Policia.

Burime për gazetarin Armand Xhelili, bëjnë me dije se Romarjo Aliraj së bashku me 51-vjeçarin e kanë sajuar këtë atentat me qëllim për të përfituar azil në një nga vendet e Bashkimin Europian. Dëshmitë e tyre, por edhe vetë skema e atentatit, kanë shtuar dyshimet e policisë që kishim të bënim me një ngjarje të sajuar, e cila u verifikua më pas nga provat e gjetura.

Mbi Romarjo Alirajn rëndojnë dy disa akuza: "Kallëzimi i rremë", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", "Largimi i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit" dhe "Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve". Ariraj, më 1 qershor i ishte caktuar nga Gjykata masa e sigurisë  "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", por ditën e djeshme ai u konstatua nga blutë e qytetit bregdetar duke lëvizur në qytet.

Ndërkohë, për bashkëpunëtorin e tij, 51-vjeçarin A. V., për të cilin ende nuk dihet qartë roli i tij në këtë ngjarje, rëndon akuza për veprën penale "Kallëzimi i rremë" dhe "Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve".


Romarjo Aliraj, autor i atentatit të sajuar

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • shoku: 04/06/2019 13:26

    Dukesh ky qe ishte golaxhi kur doli ne TV me intervisten qe dha, do te iki se u mbyllen llotot.Keta parazit nuk bejne hajer as ne shqiperi as jashte.

    Përgjigju
  • Genti: 04/06/2019 12:50

    O romario Po Pse kshu do ta beje golin ore fshatar e kishe pregatitur skemen po dole bllof tani do e paguash kujt ja ke futur ?? Ose do vije ne europ te kerkoje azil Po nuk ka dal na nje fshatar i zgjuar te rall jan. Vetem ata nga lumi vlores jan te zgjuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?