Sali Berisha

Politikë

Sali Berisha angazhon familjen, ankohen se Basha po i përjashton mbështetësit: Po na heqin firmëtarët nga grupet e ' WhatsApp'

24 Tetor 2021, 21:11| Përditesimi: 24 Tetor 2021, 21:20

  • Share

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha, duket se nuk po le 'gurë' pa lëvizur, për të çuar përpara 'kauzën' e tij për të hedhur poshtë vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së.

Në këtë 'betejë' ai ka angazhuar edhe familjen, të cilët po ashtu nuk i kanë kursyer sulmet ndaj Bashës. Së fundmi, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është ankuar se mbështetësit e Berishës, ata që kanë firmosur formularin për thirrjen e Kuvendit, po largohen nga grupet e “WhatsApp”.

Sipas Malltezit, këtë gjë ka bërë kryetari i Degës Nr. 4 në Tiranë Ervin Goxhaj, i cili ka hequr nga grupi i  “WhatsApp” të gjithë anëtarët e Shtabit me të cilët ka punuar në zgjedhjet e 25 prillit dhe ka lënë vetëm veten dhe 2 persona.

 “Edhe ky hallexhiu raportonte mbështetje 95%. Kur mori vesh se 90% e degës kish firmos formularin për thirrjen e kuvendit, i hoqi të gjithë nga lista e mbajti vec dy vetë. Sot do raportojë se e ka mbështetjen 100% (tek ata dy veta por nuk ka ndonjë rëndësi ky teknikalitet). E bën për “të ruajtur unitetin e PD”, shkruan Malltezi.

Pas shpalljes 'non grata' të Berishës nga SHBA, Lulzim Basha mori vendimin për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD, duke nisur një 'luftë' mes tyre. Në Foltoren e tij, Berisha nuk i ka kursyer akuzat për Bashën, personin të cilin e futi vetë në politikë dhe i dha drejtimin e PD-së.

Foto e postuar nga Malltezi

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?