Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Politikë

Sali Berisha nuk lëshon Bashën pas humbjes së gjashtë, PD drejt ndarjes në dy kampe

29 Prill 2021, 14:50| Përditesimi: 29 Prill 2021, 15:18

  • Share

Sali Berisha po pozicionohet qartësisht kundër dorëheqjes së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, humbja e gjashtë radhazi që kur Berisha i besoi drejtimin e partisë në verën e vitit 2013. I konsideruar si faktori vendimtar që vendos për fatin e Bashës në krye të PD-së, Berisha ka dhënë sinjale të qarta në mbrojtje të Bashës, pavarësisht se zërat në PD për largimin e tij po shtohen me shpejtësi. Së pari, mediat pranë dhe nën kontrollin e Familjes Berisha, kanë injoruar dhe sfumuar deklaratat e figurave politike të PD-së, për dorëheqjen e Lulzim Bashës. Qëndrimi i fortë i kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, i cili kërkoi largimin e Bashës si një projekt i dështuar, nuk gjeti pasqyrim në mediat pranë Berishës dhe as në Facebookun e tij.

Së dyti, prej 24 orësh, Sali Berisha ka nisur të mbrojë publikisht alibinë e Lulzim Bashës për të mos dhënë dorëheqjen, duke mbështetur pretendimin se zgjedhjet janë manipuluar, kur në fakt, arsyeja kryesore e humbjes, është taktika e gabuar elektorale e Lulzm Bashës, i cili hyri në zgjedhje i ndarë nga LSI, duke humbur disa mandate. Me këtë lëvizje, Berisha po jep një mesazh të qartë se do t’i besojë Bashës drejtimin e partisë për katër vitet e ardhshme, ndërsa zërat për dorëheqjen e Bashës, me shumë gjasa, do të shpallen ‘armiq’.

Pozicionimi i Berishës në krah të Bashës, duket se do të shtyjë Partinë Demokratike drejt ndarjes në dy kampe; ata që kërkojnë zgjedhjen e një kryetari të ri për sjellë partinë pushtet dhe ata që mbështesin vazhdimësinë e Lulzim Bashën në krye të PD-së, edhe pse ka humbur zgjedhjet lokale të 2015, zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër dhe Korçë, zgjedhjet parlamentare të 2017, dorëzoi zgjedhjet lokale të 2019 dhe humbi zgjedhjet parlamentare të 2021. Në krah të Bashës, përpos Berishës, pritet të pozicionohen edhe deputetët e ri të PD-së.

Nga ana tjetër, deri më sot, dorëheqjen e Lulzim Bashës e kanë kërkuar kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së Bujar Nishani, ish-sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani si dhe anëtarë dhe ish-anëtarë të strukturave të larta të PD-së si Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli, Endrit Hoxha, Endira Bushati, Ibsen Elezi, Bislim Ahmetaj, Arben Imami, Edvin Kulluri, Pirro Ahmetaj, Fatos Hoxha etj. Ndërkaq, militantët kanë shpërthyer në rrjetet sociale pas humbjes, duke kërkuar largimin e Bashës. Megjithatë, duke se historia pas humbjes së zgjedhjeve të 2017, do të përsëritet edhe gjatë kësaj vere në PD.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mira: 30/04/2021 04:34

    Ata te dy jane flliqesira te popullit, sa te rrine ata ne politike ne krye te PD, PD kurre nuk do kete prioritet , gjithmone do humbase ,sepse populli nuk i do KRIMINELET qe per 30 vjet i kane pire gjakun ketij populli, vjeth , Vrit e Prit anembane duke genjyer e mashtruar rrugeve te Tiranes e gjithe Shqiperise. Ndaj populli me vote u tha bye- bye

    Përgjigju
  • Lidia serbe: 29/04/2021 20:23

    Berisha pozicionohet ne krah te Bashes. , jo se e do nuk I digjet barku per te, kur eshte gati ta haje me gjithe lecka qe nuk I dha fitoren, pooooor ne keto kushte kete ka rrugen qe te vazhdoje ta mbaje zvare Shqiperine Po u hoq Basha ne pd perkthehet se zgjedhjet ishin korekte gje qe shpirtziut Karaxhic nuk ja thote goja e nuk ja do zemra e keshtu Luli behet Lolo e pd trendeline me keq se eshte Ati I intereson vetem te kete pushtet deri sa te vdese qe te mbuloje cake bere vet e familja ne kurriz te keti vendi Turpi e mbulofte qe ka nje jete ne mes te Tiranes e po koke shkret e I pagedhendur negli

    Përgjigju
  • Gazmend: 29/04/2021 18:08

    Këta anëtarë të PD kanë probleme mendore? Ata po fajësojnë vetëm PS-në! Në vend të kësaj ata mund të prodhojnë një program superior partiak për njerëzit! Rama ishte në periudhën më të dobët. Ata nuk mund ta bënin atë një fitim për veten e tyre! Luli ishte ballë për ballë me "portierin" dhe ai "e përzini topin jashtë"!

    Përgjigju
    • Lui: 29/04/2021 18:49

      Per pjesen e pare te shkrimit tend jam dakord, por kur thua qe Rama ishte ne periudhen me te dobet. Rama termetin dhe pandemine i pati fat, sepse diti t'i menaxhoje ne menyren me te mire te mundshme. Nese nuk do kishin ndodhur keto dy fatkeqesi, atehere Rama do ishte i konsumuar politikisht ne mandat qeverises.

  • O tej: 29/04/2021 17:33

    Basha e & CO kane shkuar per lesh Curri

    Përgjigju
  • O tej: 29/04/2021 17:31

    Si Berisha dhe Basha nje mut jane.

    Përgjigju
  • O tej: 29/04/2021 17:26

    Edhe bajga po u nda ne dysh perseri bajge mbetet.

    Përgjigju
  • Goni: 29/04/2021 17:19

    Aty te rrine dy plehrat e kombit,,,berisha dhe basha...se na duhen per zgjedhjet e 2025.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?