Në pamje të parë duket se lundërtari i famshëm italian dhe shqiptari famëmadh Sali Berisha nuk kanë asnjë lidhje. As nga koha që kanë jetuar. As nga zanati që kanë ushtruar dhe as nga bëmat që kanë kryer. Megjithatë ata bashkohen në një pikë.
Nëse i pari zbuloi Amerikën në hartë, i dyti u zbuloi shqiptarëve, që Amerika nuk është ajo që ata kanë besuar së paku prej një shekulli. Sali Berisha dhe mbas tij edhe gjithë shoqëria e tij e Kolombëve të zhurmshëm që e besojnë, po dëshmojnë se SHBA-të kanë një sekretar shteti që është shpifës dhe që meriton të dënohet nga gjykata, që ambasadorët e tij janë të korruptuar dhe se madje, edhe se një president i tyre ishte një vagabond me kravatë që vizitonte bajamet e stazhiereve të tij në Zyrën Ovale.
Në këtë nuancë të re gjeopolitike të politikanit tradicional shqiptar, për paradoks, flamurin e mbrojtjes së Amerikës nga korruptonjësi Edi Rama dhe “tradhtarët” vendas, e ka marrë pikërisht njeriu që vetë SHBA e ka shpallur Non Grata.
Kjo tallava fantastike Ballkani ka rizgjuar fjalorin e hershëm komunist që ishte aq popullor në Tiranën e dikurshme. Përdorimi i të njëjtave steriotipe që dikur kishte për zemër edhe Hoxha është shfaqur në mënyrë graduale në fjalorin publik dhe tabuja që e shihte si Mekë bregun tjetër të Atlantikut, tashmë nuk ka më as turp dhe as namuz të shfaqet.
Për fat të keq, në Tiranë dhe në Prishtinë, ky zë ka marrë përmasa shqetësuese dhe ka krijuar një korr të frikshëm, një përzierje groteske mes neokomunistësh ambiciozë, anarkistësh gjithëfarësh e kondrapedalesh qesharakë që vishen si euroatlantikë, por sillen si banorë të Kremlinit.
McGonigal ishte kova e duhur me benzinë për të ushqyer zjarrin. Historia i tij me drejtësinë amerikane dhe segmenti i tij zgjatues me Tiranën, përmendja e kryeministrit dhe dy shqiptarëve kontraversë në historinë që po trazon SHBA-në, ka ngritur një spirale histerie që nuk ka gjasa të mbyllet edhe kur të mbyllet vetë historia e tij.
Ka dy palë që në rastin më të mirë besojnë pikërisht atë që u intereson. Njëra palë, sulmuesit kanë mbyllur tashmë hetimin dhe gjykimin, kanë gjetur Ramën fajtor, kanë amnistuar vetë McGonigal dhe kanë zbuluar çelësin që shpjegon gjithçka ka ndodhur së paku në gjashtë vitet e fundit, që nga humbjet në zgjedhje e deri tek ndarja e opozitës.
Pala tjetër mbrohet, duke sulmuar vetë akuzuesit, si “…të mjerë, të degraduar, të shfytyruar, të çekuilibruar, …me gënjeshtra e budallallëqe të qametshme, si pasojë e puthjes fatale me një të vdekur…”, siç e shndërron Rama në shpatë gjuhën. Dhe, me gjithë plojën dhe lebetinë e luftës, të gjithë kanë heshtur për detajin më domethënës që lidh Shqipërinë me skandalin MCGonigal.
A ka pasur arsye për të hetuar paratë e lobimit të Lulzim Bashës në SHBA, në 2017-ën?
A ka pasur aty një krim federal apo ka qenë thjesht një koincidencë tragjike nga ato që godasin gjithmonë si rregull hilacakët?
Këtyre pyetjeve askush nuk ju jep përgjigje. Mjafton edhe vetëm ky detaj për të kuptuar se debati mbytet nga forma dhe injorohet thelbi i tij.
Vetë njeriu që pa t’i rrënohet karriera personale dhe bashkë me të, edhe shpresa e partisë së tij për t’u rikthyer në pushtet në një të ardhme të parashikueshme, pikërisht nga faulli i lobimit të tij, vazhdon të heshtë. Reaksioni zinxhir shkak-pasojë që zuri fill që në qershorin e largët të 2017-ës është sërish i mbuluar në një landfill gënjeshtrash, duhet të zbardhet deri në fund.
Në të kundërt, për ironi të fatit, ndryshe nga Kristofori italian që e nisi ekspeditën e tij nga një port i Atlantikut për të zbuluar Amerikën në hartë, Kolombët shqiptarë do të vazhdojnë të nisen me yrysh nga bregu verior i Lanës e do të brohorasin se kanë zbuluar Amerikën e keqe e të ligë, Amerikën e blerë me dollarë nga shqiptarët, që vetë janë të shitur tek rusët me rubla.
Z.L.Vangjeli-Ju falënderoi për këtë ANATOMI që i bën NON GRATËS-FATKEQSI KOMBËTARE 32 VJEÇARE,Por edhe për analizat e PAANËSHME në KONTRAST, me D.Mingën që po shkon DJATHTAS si dhe Babaramo,etj. -Fakti që Kolombi Shqipëtar qëndron në Politikë me 101 krime në kurriz..nuk është fai i tij,por I SPAK+GJKKO,DREJTËSISË së TREDHUR PREJ TIJ QË NË 92. -Duhet sqaruar se Edi Rama nuk ka akses në drejtësinë e "RE".Atë e drejton dhe monitoron Zonja KIM,Ku A.Dumani Kr.SPAK ishte i preferuari SAJ.Dhe nëse nuk arrestohen fillimisht Sb & Im..kjo do të thot se nuk do Amerika duke pritur REVOLUCIONIN BERISHIST PËR DESTABILIZIMIN E SGQIPËRISË,ABALLKANIT..NË PRITJE TË SULMIT RUS PËR TË DAL NË ADRIATIK,SIPAS MARVESHHES SË TRAMP. -Maxhoranca duhet ta kishte përjashtuar Sb nga Kuvëndi qëkurse L.Basha e përjashtoi nga grupi Kuvëndor,në zbatim të non gratës Amerikane,Angleze,etj. -Ndaj Sb tashmë nuk pyet më për DASH,SPAK,90 % TË POPULLIT..biles as KRISHTIN E MUHAMETIN..! -Sb është ZOTI VET DHE VETËM VDEKJA E NDAN NGA PD,Si KryeOpozitar dhe më pas si KM për të shkatërruar edhe njëherë vëndin dhe futur në burg E.Ramën,Socialistët..dhe të gjith kundërshtarët e tij me zhbërjen e Reformës në Drejtësi duke kthyer në detyra 80 % të Atyre që kapi VETINGU,Ndonse nuk ju sekuestrua pasuria e mbi 350 mild.$(130 mild.$ pasuri ushtarake) të 46 viteve. -Shqipëria në rrezik lufte deri 14.05.2023. -Moto e Sb është "..O VDEKJE O PUSHTET.."
PërgjigjuJo ore!Deshiron ta nderoje Ameriken e vjeter, pse e shpalli NON GRAT, me nje Amerike te re, dhe ky prap behet perkohesisht pro amaerikane.
Përgjigju