Deputeti Ervin Salianji do vuajë 1 vit burg në IEVP e Fierit, pas vendimit të Apelit ditën e djeshme që e dënoi pas kallëzimit të rremë lidhur me çështjen Babale. Avokati Edmond Petraj dha mendimin e tij në ‘Studio Live’ duke thënë për Arbër Hitajn, se Salianji është viktimë e klaneve të PD-së.
'Nëse veshim këpucët dhe kthehemi ky ka qenë një denoncim publik. Nuk ka qenë kallëzim dhe ka denoncuar disa marrëdhënie të inskenuara që ka bërë Salianji me persona të tjerë. Ok ka bërë denoncim publik. Salianji është hallka e fundit e keqpërdorjes së fjalës së lirë nga opozita. Nëse ka njeri që duhej arrestuar i fundit është ky. Është viktimë e luftës dhe klaneve të brendshme të PD që e donin të dënuar. Nuk e kam menduar me veten këtë.'
Petraj vijon më tej duke vlerësuar figurën e Salianjit si opozitar në ndryshim nga të tjerët që sipas tij janë më harbut.
'Është aluduar ka pasur mbështetje një figurave kryesore që ka pasur PD, Grida Duma. Dhe një moment ajo shmanget, ishin bashkëpunëtorë të Bashës. Edhe beteja për Saligradin më 8 janar kur doli me shkop bejsbolli. Besoj te ky makinacionet brenda PD. Është një figurë që u rrit në politike dhe bënte opozitë. Me të mira dhe të këqijat dhe nuk ishte harbut si të tjerët. Ishte një pjesë më e moderuar, bënte debat replike por nuk e pamë një herë agresiv. Nuk e pashë të shante, mallkonte.'
Sakaq, Petraj fut në aludimin e tij edhe përfshirjen e SHIK në vënien në ‘kurth’ të Salianjit.
'Në pjesën që jemi si pasojë e kësaj loje që është aluduar se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm me strukturat në mbështetje të PD. E shikoj në aspektin moral që zotëria sot gjendet përballë kësaj situate sepse diku ka shkelur. E ka goditur Berishën politikisht, foltoren politikisht. Janë aludime. Mënyra si e shikoj mendoj se Salianji është viktime e grupeve të brendshme e klaneve të brendshme që e çuan atje ku e çuan sot. PD sot ka 5 klane as vetë nuk e di çfarë përfaqëson.
Pjesa e foltores një pakicë në fillim, u shtua, i kthyen kurrizin Bashës. Salianji ka qenë nga oponentët e foltores. Kjo mbrojtje tani. Ka një vendim gjykate. Në momentin që të thonë dhe të ndalojnë sepse ka vendim dhe ky nuk paraqitet kemi procedim penale për mosrespektim të vendimit të gjykatës. Hapet procedim tjetër. ka zgjedhur rrugën e duhur që të vejë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.'