Salianji në ‘Kontrast’: Bashkëpunimi Berisha-Meta pas 24 korrikut, një realitet që nuk e shmangim dot

17 Qershor 2022, 18:59| Përditesimi: 17 Qershor 2022, 20:27

  • Share

I ftuar për herë të parë në ‘Kontrast’, deputeti Ervin Salianji komentoi interpelancën me ministrin e Brendshëm, Bledar Çuçi. Salianji tha se pikëpyetjet e tij dhe të opozitës nuk morën një përgjigje për dështimin e Operacionit Forca e Ligjit apo Vettingun në Polici. Ai e akuzoi Çuçin për neglizhencë përballë problematikave që has policia dhe sigurinë.

“Ministri aktual i Punëve të Brendshme ka luajtur një rol më pak protagonist duke e përdorur këtë si taktikë për të mos u sulmuar. Ajo që unë e ktheva dje në interpelancë kanë qenë temat e nxehta si OFL dhe Vettingu i Policisë, dy nisma që kanë dështuar. Nisma këto që janë reklamuar shumë fort nga vetë Qeveria, apo sipas Ramës që shprehej se OFL do t’i bëhej ferr kriminelëve. I vetmi evoluim që ka ky ministër në raport me të tjerët është që i merr problemet me qetësi, nuk është se shqetësohet shumë. Unë prisja të kishte një qasje të ndryshme, të dalë dhe të thotë çfarë ndihme kërkon” – tha Salianji.

Deputeti i PD u ndal edhe tek foto e Ilir Metës me Sali Berishën në Baku të Azerbajxhanit. Ai komentoi se bashkëpunimi mes tyre pas 24 korrikut është një realitet që nuk mund të shmanget. Sipas Salianjit, i ashtuquajturi front opozitar ka si qëllim parësor largimin e Edi Ramës nga pushteti.

“Ajo që na bashkon të gjithëve është pa dyshim beteja me qeverinë. Foto në fjalë është shpërfaqja publike e një aleance të dy njerëzve që edhe janë luftuar shumë, por edhe kanë bashkëpunuar shumë për interesa të përbashkëta siç është edhe largimi i Edi Ramës. E shoh si një realitet që pas 24 korrikut do të ketë një bashkëpunim mes Berishës dhe Metës dhe nuk e shmangim dot. Mendojs e Berisha do ta kishte shume të vështirë për t’u paraqitur si alternativë konkurruese nëse nuk afron rreth vetes disa figura apo njerëz të terrenit. Fronti opozitar përfshin të gjithë njerëzit që edhe pse mund të kenë përplasje ideologjish, i bashkon lufta me Edi Ramën që kontrollon sot të gjithë pushtetet. Në këtë situatë fronti opozitar është i domosdoshëm, por nga e thëna në të bërë do punë” – tha Ervin Salianji për Report TV.

Ai shtoi se ishte Sali Berisha ai që e ka mbajtur Lulzim Bashën edhe pas humbjes në 25 Prill. Salianji u shpreh se kreu i PD duhet të kapercejë vetveten për t’i dhënë opozitës një mundësi.

“Një nga dështimet më të mëdha të Sali Berishës ishte zoti Basha. Unë jam i bindur që në mos i vetmi, ai është kryesori për të kapërcyer veten për t’i dhënë opozitarizmit një pamje tjetër” – tha deputeti demokrat.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Riçkodan: 17/06/2022 19:11

    O sali-hajn a e di qe i mbyturi te mbyt ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?