Politikë

VIDEO/ Salianji tenton të përplaset fizikisht me Braçen, ndërhyn garda: Ke dalë te përgjimet e Taçit! Deputeti i PS: Shpifës që paguhesh me para cash! Masë disiplinore për deputetin e PD

16 Nëntor 2021, 11:33| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 13:25

  • Share

 

Një përplasje që mund të kishte përfunduar në grushte dhe konfrontim fizik, nëse nuk do të kishte ndërhyrë garda ndodhi në sallën e Kuvendit mes deputetit të PD, Ervin Salianjit dhe atij të PS, Erion Braçes. Salianji iu drejtua Erion Braçes duke i thënë nëse është ai zv.kryeministri që ka dalë nga përgjimet në Itali për çështjen e biznesmenit Rezart Taçi

 “Kjo hipokrizia sikur këtu ka disa gra ministre e deputete bëjnë të prekurat për një fjalë që nuk prek askënd, kurse kur km i drejtohet kryetares së parlamentit për mbarimin e fjalës i kthehet. Ka 10-fishuar pasurinë e saj dhe bashkëshortit të saj zonja Bushka. Prandaj del dhe bën këtu si engjëll, por nuk është engjëll. Zotëria, parafolësi im 40 milionë euro me tendera. Ky zotëria që del dhe bën si më i shqetësuari, në përgjimet e prokurorisë italiane, për Rezart Taçin. A je ti zv.kryeministri që del në përgjime. Mos m’u drejto mua si kone se je mësuar me këta ,” tha Salianji.

Por kjo ka sjellë acarimin e Braçes i cili edhe pse po largohej nga Salla është kthyer pas duke iu përgjigjur Salianjit, por kaq është dashur që deputeti demokrat të shkojë të përplaset fizikisht me të, që solli ndërhyrjen e gardës për t'i ndarë. Pas përplasjes kryetarja e Kuvendit ka vendosur 5 minuta pushim dhe me nisjen e  seancën bëri të ditur se ndaj Salianjit është vendosur masë disiplinore 'tërheqje vëmendje' .

Pas ngjarjes Braçe e cilësoi Salianjin shpifës që paguhet me para cash për të bërë këtë gjë. Ai tha se me Rezart Taçin nuk ka pasur kurrë kontakt dhe se ai është denoncuesi më i madhe i aferave të ARMO-s.

Nga ana tjetër Salianji tha se nuk e kuptoi 'pse i dogji Braçes' pasi vetëm e pyeti nëse ai kishte dalë në përgjimet italiane për Taçin.

VIDEO/ Pamje nga llozhat e kuvendit

 

 

VIDEO/ Kronika e incidentit

Ora 11:57
‘Pse të djeg ty’, Salianji sërish përplasje me Braçen: A është zv.kryeministri dhe ministrja e Financave në përgjimet e prokurorisë italiane

Deputeti i PD-së Ervin Salianji sërish ka pyetur deputetin e PS-së Erion Braçe nëse është ai zv.kryeministri i cili ka dalë në përgjimet e prokurorisë italiane.

‘Deputeti i juaj turret për të ardhur në foltore ndërkohë që po flas, nuk e di pse të djeg aq shumë pyetja ishte e thjeshtë...Pse të djeg? A është zv.kryeministri dhe ministrja e Financave në përgjimet e prokurorisë italiane apo apo jo? A është parafolësja ajo që flet dhe bën si e Shenjta Mari kjo duhet parë.... Por nëse është parafolësi që përflitet për para cash, këtë ua provoj edhe tek foltorja tjetër. Dhe meqë jeni për gjykatë ua provoj. Nuk është personale, pse e merr personale!’- tha Salianji.

Ora 11:54
Braçe-Salianjit: Shpifës që paguhesh me para cash! S'kam folur kurrë me Taçin, përkundrazi jam ai që e ka denoncuar më shumë

Pas sherrit fizik, Braçe e ka cilësuar Salianjin si shpifës që paguhet me para cash, ndërsa sqaron se ai kurrë nuk ka pasur lidhje me Rezart Taçin dhe se ai është denoncuesi më i madh i aferave të tij me ARMO-n.

"Me thënë të drejtën etika në këtë sallë veçanërisht ndaj grave mori fund në ditën kur e  gjithë urrejtja u derdh mbi një flet votimi kur ishe emri i një gruaja. Rikthejini ato Pamje dhe do sillni se si mori fund etika atë ditë. Së dyti erdha këtu sot për të folur për buxhetin, kisha një qëllim dhe i shkova deri në fund për të folur për bujqit. Nuk akuzova askënd, tani në këtë sallë ka shpifës të dënuar nga gjykata dhe jo shpifës  por komplotues në kurriz të nderit të njerëzve . Dokumenti i përgjimit të Rezat Taçit mban datën 18 tetor 2021, unë e zotëroj të plotë dhe atëherë unë nuk kam qenë zv.kryeminitër. Që në shtator ku është betuar qeveria unë kam qenë deputet. Që të jemi të qartë. Ka njerëz që paguhen për të shpërndarë akuza sa te njëri te tjerët dhe do jua provoj që paguhen me cash. O e kam denoncuar unë  ARMO-n,  o s'ka fol njëri në këtë sallë dhe madje e kam kallëzuar edhe në prokurori. Aty e keni armon varr të hapur të një korrupsioni politike. Uën skam folur kurrë me taçin dhe as jam takuar kurrë me atë njeri" tha Braçe.

Ora 11:46
Rushaj: Masa disiplinore ndaj Salianjit, e padrejtë! Duhet hetuar si nisi sherri

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, ka kundërshtuar vendimin e Kuvendit për ta përjashtuar nga seanca plenare deputetin Ervin Salianji.

"Në atë foltore nuk është lënë gjë pa thënë për të gjithë ne këtu, duke filluar nga Kryeministri dhe të gjithë ne të tjerët. Ju nuk mund të ndëshkoni me masë disiplinore pa hetuar më parë. Të hetohet kush e ka bërë këtë gjë", tha Rushaj.

//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?