Në Komisionin për Sigurinë, deputeti demokrat Ervin Salianji tha para ministrit të Brendshëm një ndër ankesat që dëgjon prej punonjësve të policisë se nuk marrin pagesat e largësisë.
Salianji nuk ka besim se dronët dhe satelitët do të ndihmojnë për ndërtimet pa leje.
“Më thonë punonjës policie që nuk i marrin pagesat e largësisë nga puna me pretekste të ndryshme. Ju thatë që territori do kontrollohet më mirë me satelitët, edhe pse nuk shihni as 100 metër larg godinës suaj. Sa është numri i ndërtimeve pa leje që keni konstatuar? Unë nuk besoj se dronët dhe satelitët do të bëjnë punë. Dështim është mos kontrolli i territorit dhe mos zbulueshmëria e krimeve të ndodhura. Ju thatë që AMP ka 3% buxhet, dhe nuk është pak. Për ne është shqetësim që ju i jepni një drejtuesi besim që është akuzuar penalisht, që edhe letrën e dorëheqjes e bëri me 100 gabime, që thotë Klodian Rasha kishte pistoletë, që manipuloi ngjarjen në Elbasan, që tek ngjarja e fundit është e paqartë shkoi apo jo gjallë në spital. Duhet të tentojmë kontrollit e territorit dhe të kriminalitetit”, tha Salianji.
Lajmi kryesor: