Pse do dështojë lëvizja antiamerikane dhe anti- Perëndim e 26 majit.
l. Saliu dhe Basha kërkuan armatosjen e popullsisë në 26 maj, kundër ministrisë së Brendshme. Domethënë mendojnë për një grusht shteti. Po si do ta bëjnë, me persona që kanë armëmbajtje pa leje?
Amerikanët qeshin, se e dinë mirë se çfarë është një grusht shteti.
Kurse policinë ligjore e drejton sot në Shqipëri Fatmir Xhafaj dhe amerikanët.
Po a ka mundësi të mundet ushtarakisht me forca civile një shtet i NATO-s, i cili drejtohet sot nga amerikanët?
Gjithsesi duhet pranuar se të gjithë këta organizatorë i ka shqetësuar me disekuilibrim Reforma në Drejtësi, e cila do t'i shpronësojë të gjithë nga pronat e paligjshme që kanë grabitur me spekullim administrativ; do t'iu konfiskojë të gjitha shumat e parave që kanë depozituar nëpër bankat e huaja jashtë Shqipërisë, dhe do t'i dërgojë gjyqeve me akuzën e korrupsionit.
Por ky është në fakt një proces që assesi nuk mund të ndalohet.
ll. E pra, pse do dështojë që panisur lëvizja antiamerikane e Lulzim Bashës.
E para - sepse nuk ka forca në Shqipëri të dalin kundër qëndrimit amerikan, pasi ta ketë diskredituar 26 majin Zëri i Amerikës.
E dyta- sepse shqiptarët e dinë se këto janë përpëlitjet e dëshpëruara të vjedhësve që kërkojnë të shpëtojnë gjënë e vjedhur me të vjedhurit prej tyre. Kjo është komedia e kohës.
E treta - sepse nuk kanë forcë përpara shtetit. Ku bëhen grushtet e shtetit pa kolonelë dhe ushtri!!! Prandaj çdo lloj force përpara kryeministrisë, është vetëm klithmë. Ku pyet forca amerikane nga klithmat, kur është vetë ajo që drejton sot në Shqipëri forcat e policisë speciale.
E katërta - vërtet mendojnë këta të fantaksur nga dëshpërimi i ndëshkimit se me ca lapangjozë të ardhur nga Rusia do krijojnë pushtet të ri në një vend të NATO-s?
E pesta - e mbani mend sesi dhe pse u prish çadra e Saliut një vit më parë? Ja, njëlloj do të ndodhë edhe këto ditë, sepse sigurisht që Uashingtoni do t'i kërkojë Lulzimit: "Nuk duam të shohim asnjë xham të thyer!"
Dhe e dini si do t'i përgjigjet Lulzimi Uashingtonit?
Shumë shkurt: Yes Sir!
Prandaj, është logjike që, të pesta këto arsye të cilat janë sot të vërteta apodiktike në Shqipëri, e bëjnë lëvizjen e pritshme, Berisha, të opozitës, jo vetëm një akt qesharak, por edhe një stimul që i përshpejton aplikimet e Reformës në Drejtësi.
Kurse mbrëmë, një plakë rufjane që sillej si e lojtur nga mendte, bërtiste te rruga e Saliut: "Sali, ku i ke kolonelët dhe ushtarët për 26 majin?" Dhe Saliu që ia dëgjonte zërin thoshte nga brenda shtëpisë: "kam Mulin dhe tre tullacër".
Por atypari, nëpër rrugën e Elbasanit, ishin duke ecur dy amerikanë dhe një përkthyes që iu përktheu atyre diktin e plakës. Ata qeshën që të dy. Por, pas pak, njëri prej tyre tha:
Sali is not so clever even as this old ëoman. (Saliu nuk është i zgjuar as sa kjo plakë.)
Oh Spartak Ngjela rrofsh sa malet e shqiperise!! ti je i vetmi qe kam qef me e ndegjue ne debate je i mencur dhe i zgjuar
PërgjigjuTAKU Je I Pazévendésueshém dhe Shqipéria éshté me FAT qé ka akoma Intelektualé té Kalibrit tuaj! Té PÉRSHÉNDES dhe FALENDEROJ pafund AVOKAT NGJELA
PërgjigjuOh Spartak Analisti Por kur do te futen te mdhejt ne Burg?? Ka ardhur Qershori Mesi i vitit dhe akoma nuk ndordhi gje e madhe..
PërgjigjuSPARTAK NGJELA PRESIDENT . RROFTÉ AVOKAT SPARTAK NGJELA . I VETMI POLITIKAN PATRIOT SHQIPTAR ,QË E DO VENDIN E TIJ TË ECI PËRPARA .
PërgjigjuPD po perqiqet me cdo menyre dhe duke luajtur cdo karte te papaster per te rimmare pushtetin. Mjaft me Sali e Lulin. Mjaft vodhet popullin dhe e mashtruat. Duan veten pushtetin e asgje tjeter. Edhe PS sjane te kulluar dhe duhet pastruar nga persona te inkriminuar dhe ata qe kane vjedhur ti ndjeke ligji.
PërgjigjuOh Taku te lumte ore shpresojmë qe te dalim ne keto pak dite analizat te sakta. Ti po na jepe pak shprese ne kete vend.
PërgjigjuSpartak for President
PërgjigjuTAKU ËSHTË GJIGAND! HAHAHAHAHAHAHAHAH! O TAKU JE VALUTË ! SI THOTË AVOKATI (MULI ME 3 TULLACËR!!!??!!??) HAHAHAHAHAHAHAHAHA!!!!JE I PAPARË AVOKAT!!! VETËM TI AVOKAT NA HEQ MËRZITJEN ME SHKRIMET E TUA! TË LUMTË PENA AVOKAT NGJELA .
PërgjigjuSaliu nje cope bajge.
PërgjigjuTe lumte Taku Me pelqejne komentet e tua Edhe Analizat i ke te mira Shpresoj qe te dalin te sakta
PërgjigjuFANTASTIK Avokat NGJELA si gjithmonë! Nuk i hiqet as edhe një Presje kësaj Analize të SPARTAK NGJELËS ! SPARTAK NGJELA duhet të jetë PRESIDENTI i SHQIPTARËVE , sepse është i Vetmi Politikan i papërlyer në Korrupsion dhe një SUPER ATDHETAR! RROFTË SPARTAK NGJELA .
PërgjigjuProtesta do deshtoj se eshte finalja e Liges se Kampjoneve te shtunen. Come on Liverpool. We love you. Haha
PërgjigjuSpartak Ngjela je 1 njshi i Shqipris ti duhet të vihesh Ministër Drejtësie Shqiptarët duhet të din kë të votojn jo të vën plera në kuvënd si flamuri pa bisht si strazimir kok zbathi që e rahin si femi e kur nuk zë mënd . Shqiptarët kan 27 vjet e nuk zën mënd po votojn këto bajga si salheu e si lul kriminel hajdut .
PërgjigjuHahahahahahahahahahahahahahahaha. . .Taku èshtè Legjend . . . . Taku èshtè Super Politikan dhe Super Analist , dhe Televizionet qè ftojnè Avokat Ngjelèn , prandaj kanè edhe Shikueshmèrínè mè tè madhe. . . Njè Falenderim tè madh pér Avokat Ngjelén.
Përgjigju