Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Opinion

Saliu-Lulin apo Luli-Saliun, kjo është çështja

16 Qershor 2021, 15:44| Përditesimi: 16 Qershor 2021, 15:52

  • Share

Një betejë nervash dhe skenarësh, është duke u zhvilluar brënda Partisë Demokratike.Jo vetëm brënda,por edhe jashtë saj, po pritet me interes qëndrimi i Lulzim Bashës në Shtator, kur të çelet sezoni i ri parlamentar. A Thua ta “shesë” Lulzimi “babain e tij politik”, a thua të dalë pro amerikanëve apo kundër tyre ? A thua të ndodhë ajo që hamendësojnë shumë analistë, se Lulzim Basha do ti kërkojë Sali Berishës të dorëhiqet nga grupimi i ri parlamentar i Partisë Demokratike ?  A do të ketë kurajon dhe guximin Lulzimi, tani pas rikonfirmimit si kryetar partie, të spostojë Sali Berishën ?  Të gjitha këto përplasje mendimesh, reagimesh dhe qëndrimesh, janë kthyer në “duelin e heshtur” mes Lulit dhe Saliut.

Brënda Partisë Demokratike, realisht gjenden dy grupime të pozicionuara dukshëm, njëri “pro” Lulit dhe tjetri “pro” Saliut. Në bazën e Partisë Demokratike Sali Berishën e duan akoma, madje pas humbjes së fundit, e duan edhe më shumë, pasi e shohin atë “si shpëtimtarin e partisë përballë Ramës”. Ndërkohë që Luli ka me vehte kryetarët e degëve, të cilët i ka emëruar vetë 1 vit më parë . Me qëndrimet e tyre zyrtare, amerikanët nuk bëjnë kurrë shaka, ndaj dhe  “non-grata” për Sali Berishën dhe paralajmërimi se “shumë shpejt dosja e tij dhe të tjerëve që akuzohen për korrupsion dhe pengim të proceseve demorkatike, do të zbardhet edhe për drejtësinë e re shqiptare”, janë një sprovë e madhe për Lulin. E ardhmja e tij politike, varet plotësisht nga qëndrimi  ndaj vendimit amerikan mbi Sali Berishën.

Njeriu që ka 8 vjet, që flet për “dekriminalizimin dhe luftën pa kompromis ndaj korrupsionit”, tani ka rradhën të tregojë sa seriozisht e ka patur betejën e tij. Lulzim Basha ka sot mundësinë të tregojë me vepra dhe jo demagogji, sa seriozisht e ka patur dhe e ka, qëndrimin dhe vendimin e tij për ti “shpallur luftë krimit dhe korrupsionit”, duke e nisur nga të vetët. Ai ka në PD, një person të veçantë,që DASH e ka shpallur “non-grata” dhe e akuzon si “destabilizues dhe pengues i demokracisë në Shqipëri dhe Rajon”.Qëndrimi i Lulit i deritanishëm, flet për dyzimin e tij në raport me qëndrimin ndaj vendimin të SHBA-së, në favor të “babait politik”. Por deklaratat e fundit të Sekretarit Blinke se “do të mbahet qëndrim i prerë ndaj çdo personi të akuzuar për korrupsion”, duhet ti kujtojë Lulzim Bashës “ca gjëra të tjera”.

Në Shtator, Luli ka rastin e vetëm në jetën e tij, të tregojë aftësinë e politikanit dhe dinjitetin e kryetarit. Qëndrimi ndaj Sali Berishës, mbetet sprova e vetme që do ta klasifikojë atë si proamerikan apo kundër tyre. Rrugë të mesme s’ka. Nga ana tjetër deklarata e Sali Berishës se “një ditë mund të rikthehet në krye të partisë”, ka gjasa të hapë probleme të reja në raport me Lulzim Bashën.Historia e deritanishme ka treguar se, para interesave të tij, Sali Berisha nuk ka ngurruar të “djegë” Shqipërinë dhe jo partinë, të cilët e konsideron si pronën e tij të patundur. “Sala –Lulin, apo Luli-Salën”,kjo është çështja ende e pazgjidhur që do të sjellë në Shtator surpriza ndoshta të pakëndshme në PD.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?