Sallatë me rukola dhe shegë nga zonja Albana

4 Tetor, 11:14| Përditesimi: 4 Tetor, 11:20

  • Share

Sallatë me rukola dhe shegë

Përbërësit:

  • 1 dorë rukola
  • 1 fç shegë
  • 1 fl k arra
  • 100 gr djathë
  • 3-4 rrepa
  • 1 fetë bukë e thekur

Për marinimin:

  • 1 lgj mustardë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 3 thelpi hudhër
  • 1 lgj uthull
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim salcën marinuese duke trazuar mustardën me vajin e ullirit, hudhrat e shtypura, uthullën, kripën dhe piperin. Vendosim rukolën në sallatiere, rrepat në feta, hedhim arrat e grira, kokrrat e shegës, djathin e grirë dhe bukën e thekur në kubikë. Në fund shtojmë marinimin dhe e servirim. 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?