Moldavia do të jetë shteti i radhës ku do të mbahet takimi i dytë për Komunitetin Politik Europian (EPC). Burime bëjnë me dije Më datë 1 qershor do të jetë dita e parë e takimit, ndërsa kryeministri Edi Rama pritet të niset më herët për të zhvilluar takime paraprake me liderë të lartë për të detajuar platformën e diskutimit të ardhshëm.
Moldavia është përcaktuar si vendi ku do të mbahet ky samiti i dytë i iniciativës së ndërmarrë më herët nga presidenti francez. Kujtojmë që takimi i parë është mbajtur në kryeqytetin çek, Pragë.
Janë afro 47 shtete që do të takohen në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau.
Një prej arsyeve përse samiti do të mbahet në Moldavi janë edhe protestat masive në kryeqytetin e vendit Kishinau për të shprehur qëndrimin e tyre pro-evropian. Ndërsa presidentja e Moldavisë Maia Sandu e cila akuzoi Rusinë se po përpiqet të sabotojë integrimin europian të vendit, u zotua se deri në 2030-ën Moldavia do jetë anëtare e BE-së.
Diskutimet e Samitit të dytë të EPC-së do të fokusohen në tri tema kryesore: përpjekjet e përbashkëta për paqen dhe sigurinë; elasticiteti i energjisë dhe veprimi klimatik dhe ndërlidhjet në Evropë për një kontinent më të lidhur dhe më të qëndrueshëm.
Ky samit do të bazohet në themelet e mbledhjes fillestare të EPC-së që u mbajt në Pragë në tetor 2022. Samitet e EPC-së organizohen me rotacion nga secili pjesëmarrës vend me pritës të alternuar midis një shteti të BE-së dhe një shteti jo-anëtar të BE-së. Ky është samiti i parë EPC i organizuar nga një vend jo anëtar i BE-së.
Po ne kot shkojmë se askush nuk na don as nuk na fut ne Europ,i kemi ngel ne dere Europes,ne e kemi vendin tek Bashkimi Arab se aty na kane dërguar keto shqipfolsat turq qe kane ndërruar identitetin para 500 vjetësh per nje lop e nje dylym toke sikur shiten sot per nje thes miell
PërgjigjuDo e perfaqesosh denjesisht vendin tone
PërgjigjuJam i bindur qe kemi per te marre lajme shume te mira nga ky samit
PërgjigjuCfare lajmesh do marresh moj idiote? Eshte takim informal pa asnje lloj rendesie.
Nje samit shume i rendesishem ky
Përgjigju