Lionel Messi pas përfundimit të ndeshjes me Nigerinë

Sampaoli në stol, por vendimet i mori Messi

27 Qershor 2018, 11:53| Përditesimi: 27 Qershor 2018, 12:00

  • Share

Argjentina nuk gjen paqe edhe pas fitores 2-1 ndaj Nigerisë. Dhe sërish në qendër të vëmendjes është trajneri Jorge Sampaoli, i cili pavarësisht se ishte në stol, vendimet për formacionin dhe ndërrimet nuk janë bërë nga ai, por nga Messi me shokë. Siç shihet edhe nga pamjet, në fundin e ndeshjes, kur rezultati ishte 1-1, Sampaoli pyet Messin nëse duhet të fusë në lojë Agueron.

Dhe Messi që e aprovon dhe Aguero hyn në fushën e lojës. Për fat, Argjentina fitoi dhe tani do të ndeshet me Francën në fazën tjetër.  Sampaoli do të vazhdojë të jetë në stol, por sipas asaj që u pa në ndeshjen e fundit, me siguri vendimet sërish do t’i marrë Messi me shokë. Ndërkohë, Lionel Messi nuk i ka fshehur emocionet e tij pas kualifikimit tepër të vuajtur ndaj Nigerisë, duke u shprehur:

I falënderoj të gjithë njerëzit për sakrificën që kanë bërë për të ardhur këtu, ashtu si edhe të gjithë ata që janë në Argjentinë, të cilët kanë qenë gjithmonë me ne. E dija që Zoti ishte me ne dhe nuk do të na linte jashtë Botërorit. Kishim besim se do të fitonim këtë ndeshje, është e mrekullueshme që e kemi bërë duke fituar në këtë mënyrë. Kjo është një lumturi që e kemi merituar.

Lionel Messi pas përfundimit të sfidës

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?