Stadiumi 'San Siro' në Milano

Sport

'San Siro' refuzohet nga UEFA, nuk mund të presë 'Euro 2032'

19 Korrik, 12:03| Përditesimi: 19 Korrik, 12:05

  • Share

MILANO, Itali - Stadiumi legjendar “San Siro” nuk do të jetë pjesë e arenave pritëse për Kampionatin Evropian “Euro 2032”. Vendimi u konfirmua pas një takimi të mbajtur në 'Palazzo Marino', selia e Këshillit Bashkiak të Milanos, ku morën pjesë përfaqësues të Interit, Milanit, Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), UEFA-s dhe vetë kryebashkiaku Giuseppe Sala.

Pavarësisht se Milano përmbush të gjitha kriteret e UEFA-s në lidhje me infrastrukturën, transportin dhe kapacitetet e akomodimit, stadiumi “San Siro” nuk i plotëson më standardet moderne të kërkuara për organizimin e një kompeticioni të tillë.

Takimi ishte pjesë e një cikli me njëmbëdhjetë mbledhje të planifikuara, që kanë për synim përcaktimin e pesë qyteteve pritëse të Euro 2032 në Itali. FIGC ka afat deri më tetor 2026 për t’ia dorëzuar listën përfundimtare UEFA-s, ndërsa punimet për ndërtimet e reja duhet të nisin jo më vonë se marsi 2027.

Ndërkohë, shpresat për përfshirjen e Milanos nuk janë shuar krejtësisht. Qyteti dhe klubet kanë më shumë se një vit kohë për të paraqitur një projekt të ri dhe përfundimtar për një stadium të ri, i cili mund të ndërtohet në zonën pranë “San Siros" aktual.

"Euro 2032" do mbahet në Itali dhe Turqi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kulla betoni: 19/07/2025 15:47

    Mire do ishte ta shembnin te behet ndonje kulle betoni 200 metra del super

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?