Georgina dhe Alketa

'Sanremo' u beson stilistëve shqiptarë veshjen e Georgina Rodriguez dhe Alketa Vejsiut (FOTO)

7 Shkurt 2020, 16:30| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 19:53

  • Share

Nata e tretë e “Sanremo 2020” me yllin Georgina Rodriguez dhe prezantuesen shqiptare Alketa Vejsiu ishte një ndër më të bukurat dhe emocionueset.

Shumë nuk u fokusuan vetëm tek perfomanca apo prezantimi i dy vajzave, por edhe tek veshja  e tyre e kuruar në detaje.

“Sanremo” ia besoi stilistëve shqiptarë veshjen e dy prezantuesve të natës.

Fustani i kuq i Alketës u dizenjua nga stilisti Valdrin Sahiti, kurse fustanet e dyta të Georginës u përgatitën nga shqiptarja Lia Stublla.

Alketa si fustan të parë zgjodhi markën e famshme “Dolce and Gabbana”.

Një fustan i derdhur i gjatë deri në fund të këmbëve ngjyrë rozë me kristale në brez.

Gjithashtu edhe bizhuteritë e plotësonin veshjen e mrekullueshme të saj.

Në daljen e saj të dytë, Alketa Veshjen ia besoi një stilisti shqiptar, pikërisht Valdrin Sahitit.

Një fustan i kuq deri në fund të këmbëve me një dekolte të hapur, ku kombinohej më së miri me gjerdanin rreth qafës.

Përveç shqiptares,  edhe Georgina, partnerja e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo shkëlqeu me tre veshjet e saj.

Si fustan të parë ajo preferoi copë të mbuluar e gjitha nga kristalet me një dekolte të hapur që i tregonte më së miri format perfekte trupore.

Si veshje të dytë ajo zgjodhi një fustan të bardhë bust me një të çarë deri sipër, të kombinuar me gjerdanin e mrekullueshëm.

Georgina dhuroi për publikun edhe një tango, ku kërceu si një profesioniste, edhe pse tha se ishte hera e parë që kërcente.

Ajo iu përshtat kërcimit me një fustan të zi të shkurtër dhe flokë të mbledhura.

Fustani i tretë i Georginës ishte shumë madhështor, përsëri ajo preferoi kristalet, vetëm kësaj rradhe ishin në ngjyrën e arit, ku ngjante si një sirenë e vërtetë.

Georgina dy veshjet e fundit ia besoi stilistes shqiptare Lia Stublla, një ndër më të kërkuarat në SHBA dhe kudo në botë.

'Sanremo' u beson stilistëve shqiptarë veshjen e Georgina Rodriguez dhe Alketa Vejsiut
2/18
Alketa Vejsiu
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?