Me takimin e mbajtur më 26 tetor, në New York, juristi Kreshnik Spahiu thotë se Rama i mori Sali Berishës edhe bastionin e fundit, atë të emigrantëve. Për Report Tv, Spahiu thotë se Rama po e merr bastionin e emigrantëve, pasi Berisha i gënjeu për 20 vite emigrantët duke mos realizuar votën e tyre.
“Rama filloi fushatën nga New York me dy sfida të mëdha që e konsideron si sukses në raport me gjithë partitë e tjera. Rama mbajti premtim dhe realizoi votën e emigrantëve, duke i marrë diasporën Berishës, i cili nuk realizoi dhe mashtroi për 20 vite, të drejtën e votës për emigrantët. Me të mira apo këqija, socialistët arritën të njohin votën e 2 mln shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë. PD gjatë 16 viteve që ka qenë në pushtet e ka premtuar dhe nuk e ka realizuar. Ai shkon pikërisht në New York ku ka qenë bastioni i demokratëve, organizatat antikomuniste, atje ku kanë qenë shoqatat e djathta, atje ku është Vatra”, tha Spahiu në Report Tv.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Rama i çoi mesazh Washingtonit, me Berishën kryeministër, dështuat me arrestime dhe reforma
SI.E.//ReportTv.al