Saranda synon të kthehet në destinacion për festa! Nata e ndërrimit të viteve, rezervime nga pushues vendas

11 Dhjetor 2023, 14:50| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 15:31

  • Share

Saranda e njohur për plazhet magjepse synon të kthehet në destinacion edhe për pushimet dimërore. Një pjesë e hoteleve kanë filluar organizimet për të pritur turistë edhe pse deri më sot rezervimet janë të vakëta. Kryetari i Shoqatës së Operatorëve turistik Arben Çipa tha se për Krishtlindje nuk ka rezervime, por pritet kthimi i emigrantëve që jetojnë në Greqi.

“Rezervimet janë fokusuar për mbrëmjen e Vitin e Ri, ndërsa për Krishtlindje presim emigrantët. Turistë të të huaj nuk kanë prenotuar se të huajt që ndodhen në Sarandë kanë shtëpitë e tyre”.- tha Arben Çipa biznesmen.

Për natën e ndërrimit të viteve janë bërë disa rezervime nga pushues vendas.

‘Qytetarë nga Tirana, Durrësi, Vlora dhe Korça kane rezervuar për natën e ndërrimit të viteve.  Janë të njëjtit pushues që kombinojnë pushimet dimërore ndërmjet Gjirokastrës dhe Sarandës. Një pjesë e hoteleve që janë kualitative do të kenë organizime, mbrëmje gala. Koha është e mirë dhe çdo darkë është një magji në Sarandë’- u shpreh Çipa.

Atmosfera festive e Krishtlindjeve në Sarandë është renditur si një ndër më të bukurat në Europë, sipas Forbes, Traveler dhe European Best Destinations. Në shkrimin e Forbes theksohet se Saranda është një qytet modern e dinamik, një destinacion perfekt gjatë gjithë vitit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?