Sarandë, 4-vjeçari pësoi arrest kardiak nga korrenti! Mjeku që e riktheu në jetë: Pas 4 orësh mjekim, kërkoi prindërit

12 Gusht 2022, 17:53| Përditesimi: 12 Gusht 2022, 18:01

  • Share

Mbrëmjen e së mërkurës një fëmijë vetëm 4-vjeç ra në kontakt me energjinë elektrike teksa lozte në lagjen nr 1 të qytetit të Sarandës. Prindërit e kanë dërguar në spital në gjendje shumë të rëndë, por mjekët Besnik Shabanaj dhe Mejborna Gjata kanë mundur ta mbajnë në jetë.

"Fëmija ka ardhur në spital në limitet e jetës, pa puls, me frymëmarrje të dobët. Sapo erdhi në pavion filloi raminimi kardio-polmonar dhe e vendosëm në oksigjen. Shyqyr që gjërat i kemi të gjitha këtu falë ndërhyrjes së shpejte arritëm të kthejmë në funksion zemrën dhe mushkëritë. Faza e dytë ishte ajo e zgjimit që zgjati gati një orë dhe pas kësaj fëmijë na reagoi duke hapur sytë, bëri konvulsione, gjë qe e prisnim.  pasi mjekuam dhe konvulsionet fëmija pas 4 orësh kërkoi nënën e babanë dhe ishte diçka shumë e bukur", tha Besnik Shabanaj mjek anestezist.

Për misionin e vështirë të kolegëve, flet dhe shefja e pediatrisë në Sarandë.

"Rreth orës 19:30  është paraqitur një rast i rëndë, pas një kontakti me rrymën elektrike. Ka ardhur pa puls me urinim të pa pavullnetshëm. Mjekët e kanë rikthyer në jetë, po kështu spitalit tonë nuk i mungon asnjë mjet për të shpëtuar jetën e fëmijës", tha Eranda Andoni, pediatre.

Tashmë 4-vjeçari e ka kaluar rrezikun për jetën falë angazhimit maksimal të mjekëve të Sarandës.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zzzzxxxccc: 12/08/2022 20:17

    Te gjith mjeket jan badakcij per lek shesin dhe baban e tyre

    Përgjigju
    • Ilir: 13/08/2022 21:52

      Mjeket duhet te ikin sa me shpejt nga ky vend pasi as qeveria e as njerezit nuk jane mirenjohes. Te shkojne e te yshten pastaj ne hoxhallare e prifterinj si nje here e nje kohe. Ne cdo vend te botes mjeket jane elita e shoqerise dhe trajtohen si te tille. Injorantet me 8 klase shkolle marrin guximin dhe pergojojne mjeket ketu. Denonconi nese ju behet padrejtesi mos llapni kot ketu...!

    • Xxxxxx: 13/08/2022 16:20

      Mjeket jan shtresa me e ulet e shoqerise...

    • alfredi: 12/08/2022 21:23

      O zzëccërra, për rastin në fjalë tu thaftë goja mor i pandershëm , mor anonim i paskrupullt, të uroj sa më shpejt të jetë e mundur të biesh në dorë të atyre mjekëve .Po ata janë heroj ,o hije e zezë që shpëtuan një jetë njeriu ,pse si i di ti herojt,shko dhe pyeti pak prinderit e vogëlushit se çfarë do të thonë për BESNIKUN dhe MEJBORNËN dhe pastaj zhgarravit mendimet .

  • ariu: 12/08/2022 19:00

    Kishim nevoje per nje lajm te tille!!

    Përgjigju
  • Populli: 12/08/2022 18:45

    Ketyre te dyve qe shpetuan 4 vjecarin jua shperblefte Zoti i Madh ne familjet e tyre.

    Përgjigju
  • Ne: 12/08/2022 18:03

    Falenderim pa fund per mjeket që shpetojne Jete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?