Supermarketi i grabitur

Sarandë/ Grabiten 200 mijë euro në një supermarket dhe serverat e kamerave, por harruan njërën, shoqërohen 3 persona

29 Dhjetor 2021, 21:44| Përditesimi: 30 Dhjetor 2021, 12:05

  • Share

3 persona janë shoqëruar nga policia si autorë të dyshuar të grabitjes së 200 mijë euro  nga një supermarket në Sarandë më 12 dhjetor. Autorët pasi vodhën paratë, morën dhe një server të kamerave të sigurisë për të mos u zbuluar, por duket se një tjetër server i fshehur ka bërë të mundur filmimin e autorëve dhe të gjitha veprimet e tyre.

Të dyshuarit po merren në pyetje, por sipas prokurorisë tashmë provat ndaj tyre janë të pakundërshtueshme. Kamerat e sigurisë nxorën në pah se të rinjtë të veshur me kostume sportive me kapuç, me maske antiCOVID po transportonin disa çanta ku dyshohet se kishin futur paratë e vjedhura nga kasaforta e supermarketit.

Hajdutët u futën në supermarket nga pjesa e pasme e tij duke marrë paratë dhe më pas një server të kamerave të sigurisë.

Detaje të tjera nga operacioni pritet të zbulohen në orët në vijim.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?