Sarandë/ Grabitet një supermarket, autorët vjedhin kasafortën me 200 mijë euro! Marrin edhe serverin e kamerave

12 Dhjetor 2021, 11:55| Përditesimi: 12 Dhjetor 2021, 13:21

  • Share

SARANDË- Një superupermarket në Sarandë ka rënë pre e grabitjes, ku burime bëjnë me dije se autorët kanë arritur të marrin një shumë të konsiderueshme parash, konkretisht rreth 200 mijë euro.

Të njëjtat burime thonë se hajdutët kanë mundur të futën në supermarket nga pjesa e pasme e tij dhe kanë marrë kasafortën.

Identifikimi i tyre është bërë pothuajse i pamundur, pasi autorët pas grabitjes kanë marrë edhe serverin e kamerave me vete.

Policia po punon mbi ngjarjen dhe po sheh kamerat e bizneseve përreth dhe kamerave të vendosura në qytet për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shaban: 12/12/2021 12:42

    A keni degjuar ndonjehere per ate dyqanin qe quhet Banke? I le parate atje sepse dine ata ti ruajne me mire se ty.

    Përgjigju
    • Fiks: 12/12/2021 18:17

      Tamam, civilizimi zero, pale sa ka ne shpi halua

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?