Një 34 vjecar është arrestuar nga policia për vjedhje, por ishte i pandërgjegjshëm për shkak të mbidozës së metadonit. Ermir Murto 34 vjec, është gjetur nga policia brenda Manastirit të Kostarit në Finiq, pa ndjenja.
Policia ka shoqëruar menjëherë të dyshuarin në spitalin e Sarandës ku ka rezultuar me mbidozë metadoni. Ai pritet të niset me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Sipas policisë, qëllimi i 34 vjecarit ishte vjedhja e Manastirit të Kostarit.