Barakja në flakë

Kronikë

Sarandë/ Merr flakë një barake në fshatin Çukë, 57-vjeçari pëson djegie, në gjendje të rëndë në spital

27 Shtator 2022, 23:03| Përditesimi: 27 Shtator 2022, 23:06

  • Share

Një zjarr i përmasave ka djegur pothuajse plotësisht një barakë në fshatin Çukë të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte. Brenda saj ndodhej edhe një person, që mendohet se mund të ketë qenë roje i ndonjë objekti aty afër, i cili sipas burimeve mësohet se ka pësuar një djegie të gradës së tretë në gjithë trupin.

Ka qenë djali i tij që ka ndihmuar të lënduarin i identifikuar si Ilirjan Xhani, 57 vjeç dhe e ka shoqëruar me ambulancë për në spital.

Sipas bluzave të bardha gjendja e 57-vjeçarit është e rëndë. Ndërsa do të transportohet me ambulancë në spitalin e Traumës në Tiranë. Zjarrfikësja dhe policia në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?