Sarandë, plazhi ‘i pllakave’ jo më monument natyre! Ambientalisti Hajno: Do kërkojmë ta kthejmë në listë

7 Janar 2023, 16:38| Përditesimi: 11 Janar 2023, 09:35

  • Share

Pllakat e Sarandës, të cilat janë pjesë e memories së qytetarëve të Sarandës, por dhe mijëra pushuesve që kanë pasur rastin të pushojnë dhe bëjnë plazh janë hequr nga lista e Monumente të Natyrës.

Këtë e konfirmon edhe përgjegjësi i Agjensisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Vlorë Nexhip Hysolako, i cili thotë se vendimi është marrë nga qeveria në Mars të 2021-shit. Heqja nga lista e monumenteve të natyrës ka shqetësuar edhe ambientalistët në qytetin bregdetar, duke e cilësuar veprim absurd, pasi monumenti ekziston.

“Është bërë gabim nga zyra pa parë terrenin. E vërtetë që pllakat e Sarandës si monument natyre është tkurrur gjatë trazicionit, por në fund të fundit nuk është zhdukur krejt. Kemi 120 metër linear, është zona ku jemi ne sot, është territori i pllakave, është prezent”, tha  Shkëlqim Hajno, ambientalist.

Shkëlqim Hajno kërkon nga Ministria e Mjedisit kthimin e "Pllakave të Sarandës" në listën e monumenteve të Natyrës, pasi heqja e mbrojtjes rrezikon plazhin nga ndërtimet dhe ndërhyrjet e paligjshme.

“Nëse ministria e Mjedisit i heq një nga një monumentet se nuk i menaxhon dot është vendim i dëmshëm dhe duhet riparë. Ne si agjenci do të bëjmë një kërkesë bazuar në studime që ta rikthejnë në listën e monumenteve të natyrës”, tha  Shkëlqim Hajno, ambientalist.

Pllakat e Sarandës ishin futur në listën e monumenteve të natyrës në vitin 2002.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qeverria: 08/01/2023 15:26

    Edhe nje femije e kupton qe po i vijne verdalle per te grabitur plazhin ,prisni dhe do ta degjoni se dikush mund ta kete trasheguar nga gjyshi,osé ja Kane bere dhurate ne dasem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?