Sarandë- Një 56-vjeçar, ish efektiv policie, është goditur me tytën e një pistoletë në Sarandë gjatë një konflikti.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4 të Sarandës, ndërsa nga konflikti ka përfunduar i lënduar Adil Velit.
Gjatë momentit të incidentit, arma e zjarrit është shkrepur në ajër në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkatuar dëmtime të ish- efektivit.
Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit.
'Sarandë/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete, shtetasi A. V., 56- vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.
Ish-efektivi i policisë, Adil Veli
Komente

NË SARANDE KA KOH QËNKA ZBRIT MAFJA E TOKAVE.... PO BËHET KËRDIA.... PO BËHET KËRDIA PËR NJË METËR GARDH... KANË ZBRIT LLOJ LLOJ ÇEÇENI E TROPOLENSI....
PërgjigjuOre ka polici apo ska polici në Sarandë?? Përditë ngjarje! Hiqini mo ata shefat që kapardisen dhe mendjen tek leku e kanë
Përgjigju