Sardele me domate në furrë nga zonja Albana, një tavë e shpejtë pa shumë kosto

17 Shtator, 11:46| Përditesimi: 17 Shtator, 11:48

  • Share

Sardele me domate në furrë

Përbërësit:

  • 500 gr sardele
  • 1 qepë mesatare
  • 2 thelpinj hudhra
  • 1 lugë salcë domatesh koncentrat
  • 4-5 lugë ujë
  • 1 lugë rigon
  • Disa degë trumze
  • Majdanoz
  • Domate në feta
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper                                                                                                        

Përgatitja:

Në një tigan me vaj ulliri skuqim qepën derisa të zbutet. Më pas shtojmë hudhrat dhe salcën e domateve bashkë me ujin. Shtojmë kripë, piper të zi. Në një tavë shtrojmë sardelet e pastruara, rigonin, trumzën, majdanozin dhe nga lart salcën. Mbi salcë vendosim fetat e domateve të prera. Bëjmë një spërkatje me vaj ulliri dhe e vendosim tavën në pjekje në temperaturën 190 gradë për 40 minuta. 

 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?