Foto ilustruese

Sassuolo konfirmohet makthi Interit, Arsenal mposht Chelsea-n në derbin e Londrës

20 Janar 2019, 10:30| Përditesimi: 20 Janar 2019, 10:33

  • Share

Interi e ka nisur me barazim pa gola vitin 2019 në “Seria A” pasi zikaltërit janë ndalur 0-0 në “San Siro” nga Sassuolo. Në një stadium të dënuar për shkak të racizmit, 12 mijë fëmijët e pranishëm u munduan t’i japin zemër zikaltërve, të cilët përballë “maces së tyre të zezë” nuk arritën të mernin tre pikët.

Sassuolo konfirmohet kështu si skuadra më e vështirë për t’u mundur nga Interi, pasi në 13 ndeshje të zhvilluara mes tyre zikaltërit kanë 4 fitore, 8 janë për Sassuolon, ndërsa vetëm ndeshja e kësaj jave është mbyllur në barazim. Në takimin e parë të këtij sezoni Interi u mposht 0-1 nga Sassuolo.

Në “Premier League” derbi I Londrës mes Arsenal dhe Chelsea i ka takuar “topçinjve” të cilat kanë fituar pastër 2-0. Në “Fly Emirates” ekuilibrat do të prisheshin në minutën e 14 nga Lacazzette i cili pas një këmbëngulje në zonë mposhti portierin spanjoll të ‘bluve’ të Londrës. Dyfishimi i shifrave do të vinte 6 minuta para përfundimit të pjesës së parë me mbrojtësin Kocienly që realizoi me kokë. 

Chelsea i Sarri-t në pjesën e dytë u përpoq t’i jepte një tjetër udhë kësaj sfide por deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrat gjithçka mbeti e pandryshuar. Me këtë fitore Arsenal rimerr vendin e 5 dhe është me pikë të barabarta me Chelsea-n e vendit të katërt.

Në “La Liga” Atletico Madrid ka kaluar pa problem Huesca-n pasi e ka mposhtur 0-3 në transfertë. Fillimisht realizoi Hernandez para se Arais të dysfishonte shifrat me një gol të bukur nga një pozicion i prirët. Për të vulosur shifrat përfuindimtare mendoi Koke.

Ndërkohë në Bundesligë Dortmundi është treguar pragmatist për të marrë tre pikët dhe për të ruajtur distancën me Bayern-in e vendit të dytë. Verdhezinjve kundër Leipcing u ka mjaftuar goli i Vitsel në minutën e 19. Pas 18 ndeshjesh në kampionat Dortmundi udhëheq me 45 pikë, 6 më shumë se Bayerni ndjekës që të premten mposhti Hoffenhaim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mjekësia/ 3 vite punë me detyrim ose paguaj studimet, si e vlerësoni?