Ndeshja Sassuolo-Inter

Sassuolo "shfryn" Interin, Real e nis me fitore La Ligan

20 Gusht 2018, 09:02| Përditesimi: 20 Gusht 2018, 09:44

  • Share

Interi e nis kampionatin me humbje. Sassuolo “shfryn” zikaltërit duke i mposhtur 1-0 në Mappei Stadium falë një goli të shënuar me penallti nga Domenico Berardi në minutën e 27-të të pjesës së parë.

Skuadra e Spalletit u duk e pafuqishme dhe një skuadër pa grinte, pa ide dhe pa lojë. Ndërsa Roma fitoi në transfertë ndaj Torinos falë një magjie të boshnjakut Edin Dzeko. Sulmuesi zgjidhi çështjen e tre piëkve një minutë nga fundi me një gol alla Van Basten.

Ndërsa Real Madrid e ka nisur me këmbën e duhur La Ligan dhe epokën post Ronaldo. Në “Santiago Bernabeu” skuadra e drejtuar nga Julen Lopetegui mposhti lehtësisht 2-0 Getafen me nga një gol për çdo pjesë.

Në minutën e 20-të ishte mbrojtësi Dani Carvajal që kaloi Realin në avantazh ndërsa në pjesën e dytë llogaritë i mbyll Gareth Bale i cili po udhëheq skuadrën pas largimit të CR7. Real i përgjigjet Barcelonës dhe siguron tre pikët e para sezonale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?