Saturni, planeti gjigand me unazë
“afrohet” me Hënën, si u pa në Tiranë

23 Maj 2016, 01:21| Përditesimi: 4 Janar 2019, 15:06

  • Share

TIRANË – Planeti i dytë më i madh i Sistemit Diellor, Saturni është “afruar” më Hënën pas rreth dy vjetësh kur kjo dukuri ndodhi për hërë të fundit.

Saturni, planeti i gaztë me unazë mund të shihej më sy të lirë në qiellin e Tiranës rreth mesnatës së 22 majit teksa ndriçonte poshtë Hënës së plotë.

Me një distancë prej rreth 1.2 bilion kilometrash nga Toka, Saturni është planeti  6-të i Sistemit Diellor dhe i dyti më i madh pas Jupiterit, i ashtuquatur edhe “Zoti i unazave” për shkak të unazës që është rreth planetit gjigand, e përbërë nga ujë, akull por dhe materiale shkëmbore. 

Dukuria e djeshme (22 maj), e njohur si "conjunction" ose "afrimi" i dy objekteve qiellore në hapësirë të para nga Toka. E njëjta dukuri mes Saturnit dhe Hënës do të përsërisht në vitin 2018. 

Në fotot e Shqiptarja.com mund të shihni Saturnin 'pranë' hënës, fotografuar në qiellin e kryeqytetit. 

saturni
(Hëna e plotë dhe Saturni në qiellin e Tiranës, foto 23:30 / 22 maj)​

Saturni
(Hëna e plotë dhe Saturni në qiellin e Tiranës, foto 23:30 / 22 maj)   FOTO

saturni
(Vendndodhja e hapësirë e planeteve dhe yjeve)

hena
(Hëna e plotë në qiellin e Tiranës, 23:30 / 22 maj)

saturni
(Saturni, fotografuar nga NASA)


 VIDEO/'Marsi i ndritshëm', Saturni dhe Hëna "afrohen" pas 13 vjetësh

Redaksia Online
(Antonio Çakshiri/shqiptarja.com)

//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?