Volodymyr Zelensky dhe Olaf Scholz

Scholz: Gjermania nuk do t’i japë leje Ukrainës për armët me rreze të gjatë veprimi

24 Shtator, 15:38| Përditesimi: 24 Shtator, 15:54

  • Share

Foto: Volodymyr Zelensky dhe Olaf Scholz në Nju Jork, 23 shtator 2024

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz vetëm pak para takimit me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të 79-të të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork tha për gazetarët se vendi i tij nuk do t’i heqë kufizimet ndaj Ukrainës në lidhje me përdorimin e armëve gjermane me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë, pavarësisht lutjeve të Kievit.

“Ne kemi marrë disa vendime që janë shumë të qarta për ne. Gjermania nuk do të heqë asnjë kufizim për përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi në territorin rus.

Kjo gjë nuk varet nga qëndrimi im personal. Ne nuk do ta bëjmë këtë dhe kemi arsye të mira për këtë", tha Schoz për gazetarët.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Fundi i luftës është më afër se sa mendojmë! Kremlini përgjigjet: Do të përfundojë vetëm kur të arrijmë qëllimet tona


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?