Sali Berisha

Spartak Ngjela: S’e ke më Ramiz Alinë që të uzurposh PD-në si në 1991, formo partinë tënde Sali

31 Mars 2022, 15:32| Përditesimi: 31 Mars 2022, 17:14

  • Share

Berisha është mësuar me uzurpimin e Partisë Demokratike. Këtë kërkoi të bënte dhe sot. Kot e ka.

Kur e uzurpoi Partinë Demokratike në vitin 1991, kishte Ramiz Alinë. Tani nuk e ka më Ramizin, por nuk ka as dhe vrasësit sllavë të 2 prillit. Por…

Nëse e uzurpon, fat i madh për të djathtën shqiptare, sepse do shpëtojë një herë e mirë nga Saliu, se ky shkon në kanalet e zeza me gjithë partinë e uzurpuar. Kështu ka deklaruar Departamenti i Shtetit amerikan.

Pse, shqiptarët e rrezikuar në Kosovë dhe në Shqipëri nga aksi Moskë-Beograd, do pranojnë Saliun kundër mbrojtësit të vet historik?

Prandaj, uzurpimin e Partisë Demokratike Saliu e ka pamundësi, se është nongrata në Amerikë.
ll.
Nuk më pranon Amerika, por më do populli, thotë Saliu. Atëherë…

Sali! Po të do populli, nuk ke nevojë të uzurposh Partinë Demokratike. Shpall Partinë tënde me “rithemeluesit abstraktë” që ke, dhe drejtoju popullit.

Uzurpimi është përmbajtja primitive e Saliut në politikë. Por këtë uzurpim nuk po ta lë Uashingtoni Sali.

Formo Partinë tënde, Sali, që të shohësh sa të duan shqiptarët. Po të erdhën 1000 persona, gjë e madhe do të jetë.
lll.
Gjithsesi, Shqipëria do ketë ngjarje historike në këto kohë, në funksion të zhvillimit të saj drejt Perëndimit, dhe Saliu lodhet kot…

Alibeaj nuk do ta pranojë në grupin parlamentar, se Saliu është nongrata në Amerikë. Dhe këtë ai po e bën se, po ta lërë uzurpimin e Saliut, Partia Demokratike degradon në një parti antiamerikane. Por, a do të rezistojë dot si e tillë?

Kjo parti antiamerikane e Saliut, sigurisht që do të ketë përkrahjen e Moskës dhe të Beogradit, por, pikërisht për këtë fakt, do të përfundojë në kanalet e zeza të ujërave të fëlliqura të Shqipërisë.

Kurse shqiptarët do të shpëtojnë nga e keqja e tyre 30 vjeçare – fatkeqësia kombëtare Berisha.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?