Policia në Britaninë e Madhe

Angli/ Sulm me thikë, 2 fëmijë humbin jetën 9 të tjerë plagosen! Arrestohet 17- vjeçari

29 Korrik, 17:10| Përditesimi: 29 Korrik, 21:43

  • Share

Dy fëmijë janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në një ngjarje në veriperëndim të Anglisë, njoftoi policia të hënën.

Një 17-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për sulmin, tha policia. Ai akuzohet për vrasje dhe tentim vrasje. Nëntë fëmijë të tjerë u plagosën, gjashtë prej të cilëve rëndë, ndërsa dy të rritur janë në gjendje kritike.

“Ne besojmë se të rriturit, të cilët u plagosën, po përpiqeshin trimërisht t’i mbronin fëmijët”, tha Serena Kennedy nga Policia e Merzesajd.

Ajo tha se shërbimet emergjente që mbërritën në vendin e ngjarjes zbuluan se “shumë njerëz, shumica e të cilëve fëmijë, u përballën me një sulm mizor dhe pësuan lëndime të rënda”.

Në një njoftim të postuar online, ngjarja ku ndodhi sulmi ishte përshkruar si një seminar vallëzimi për fëmijët e moshës mes gjashtë dhe 11 vjeç.

Policia e Merzesajd tha se nuk është i qartë motivi i sulmit, por nuk besohet se ka të bëjë me terrorizëm. Policia nuk është në kërkim të ndonjë personi tjetër në lidhje me sulmin.

Policia tha se policë të armatosur e arrestuan një të dyshuar dhe e konfiskuan një thikë, pasi u thirrën pak para mesditës në një adresë në Southport, në veri të Liverpulit./REL

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?